Puna informale, Dritan Ylli: Synojmë minimizimin gjatë sëzonit turistik

Inspektoriati i Punës zhvillon kontrolle intensive për të shmangur punën informale gjatë sezonit turistik në subjekte të hoteleri-turizmit.Gjatë bisedës me punonjësit Drejtori i Inspektoriatit te Punës,Dritan Ylli, theksoi se synohet minimizimi i punes informale dhe veçanerisht ndalimi i punesimit nën 18 vjeç.Duke qenë se bregdeti shqiptar në veçanti, por edhe në zona të tjera turistike të Shqiperise, që janë Pogradeci, Korça, apo edhe zona të turizmit malor në rrethet veriore dhe verilindore të vendit, sidomos gjatë këtij sezoni bëhet një punëdhënës shumë i madh për vendin tonë.Inspektoriati I Punes së bashku me gjithë trupën e vet inspektuese eështë angazhuar në terren për të monitoruar te gjithë aktivitetet private me synim zbatimin e marrëdhenies se ligjshme të punesimit.