Mirëserdhe Zaho! Lind djali i çiftit kryeministror Edi dhe Linda Rama. Fotoja e përqafimit atëror

Vjen në jetë fëmija kryeministror. Ai është një djalë dhe e ka emrin Zaho.Këtë e ka njoftuar vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me foto të dorës së djalit të sapoardhur në jetë.Nga fotoja duket se bebi kryeministror është veshur me të verdha ndërsa në dorë mban të shkruar dhe mbiemrin Rama.Mësohet se si nëna, Linda Rama ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë, pas lindjes me operacion cezarian në një spital jashtë vendit.Lajmi që u përcoll shumë shpejt shkoi edhe në komisionin e Ligjeve ku deputetët e PS dhe LSI uruan kryeministrin për ardhjen në jetë të djalit të tij.Zaho është emër i vjetër shqiptar dhe djali i kryeministrit Rama, është Zaho i 153-të shqiptar.Emri i përzgjedhur, Zaho është emër i vjetër shqiptar.

 Disa orë më vonë Rama postoi një tjetër foto duke mbajtur në krah vogëlushin.zaho rama(Në foto: Kryeministri Edi Rama me djalin Zaho)Jo vetëm kaq urimet për çiftin kryeministror erdhën edhe nga ambasada amerikane dhe ministrja e Jashtme italiane Mogherini e cila ndodhej sot në Tiranë për një vizitë zyrtare.Pak ditë më parë në një intervistë për “Jamais Vu” në Ora News Linda Rama rrëfeu momentet e lumtura në pritje të fëmijës.Linda Rama: Shtatzënia, Edi u gëzua si basketbollisti kur bën tre pikëshin.  Lexoni të plotë intervistën ekskluzive të Linda Ramës në “Jamais Vu” Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter