Eksperti i Harvard: Korrupsioni e pronat pengojnë zhvillimin ekonomik

Tirane- Zhvillimi ekonomik në Shqipëri është i varur prej korrupsionit dhe çështjes së pronave.Ky ka qenë apeli i Ricardo Hausman, Drejtor i Qendrës Kërkimore për Zhvillim në Harvard i bërë në konferencën "Rritja ekonomike në Shqipëri. Hausman ngriti si shqetësim edhe situatën fiskale si dhe sistemin energjitik."Kur erdha këtu vura re disa probleme midis situatës fiskale të paqëndrueshme si dhe sistemi energjitik në vështirësi. Por pavarësisht kësaj pashë edhe mundësi zhvillimi por që mund të realizohen vetëm nëse luftohet korrupsioni dhe zgjidhet cështja e pronave. Nga ajo që vlerësuam kuptuam se eksportet janë një burim rritje për ekonominë shqiptare. Gjithashtu edhe turizmi, por ky sektor kërkon një koordinim të madh dhe plotësim të shumë kritereve si, mjedis i pastër, rend, siguri, ujë. Një tjetër ide që mund të ndikoj në zhvillim është edhe ndërtimi i një banke zhvillimi e cila mund të shërbej si vlerësuese risku", tha ai.Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj theksoi se qeveria në 300 ditët e ardhshme do të ketë si prioritet zhvillimin e zonave industriale.Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, Tahseen Sayed e Bankës Botërore, Fabio Serri i BERZH e të tjerë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të vendit dhe ndërkombëtare.