Punimet në bulevardin e Beratit, skadon afati i përcaktuar
Berat - Punimet në bulevardin "Republika" dhe sheshin "Teodor Muzaka' në qytetin e Beratit, nuk kanë përfunduar sipas afatit të përcaktuar në fund të muajit Qershor. Këto punime vijojnë, por do të mbyllen në muajin Shtator.Afatet e këtij investimi realizuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe Qeverisë Shqiptare, tashmë kanë përfunduar, por kreu i bashkisë Fadil Nasufi sqaron se shkaqet janë vetëm teknike.Nga ana tjetër, kreu i bashkisë siguron se punimet janë cilësore dhe modulet e përdorura për shtrimin e gurëve gëlqeror janë të veçanta dhe do tja shtojnë bukurinë qytetit.Ky projekt, sipas tij do të realizohet brenda muajit shtator, dhe besohet se me rritmet e punës që po ecin dhe me problematikat e zgjedhura të zbatimit të projektit të lulishtes dhe shëtitores./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter