Subvencionet, Panariti: Do ulim abuzimet, numër jeshil për të denoncuar

Një mijë e 700 fermerë janë shpallur fitues të fondeve për subvencion.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi se do të bëhet gjithçka për të ulur abuzimet në mënyrë që paratë të përfundojnë në destinacion.Subvencionet janë dhënë kryesisht në pika grumbullimi,teknologji dhe agroindustri."Asnjë inspektor apo nëpunës të korruptuar që të abuzojë me fondet që taksapaguesi shqiptar që buxheti i shtetit ju vë ju në dispozicion që të rriten dhe zhvilloheni, që të rrisni të ardhurat tuaja por edhe të ekonomisë kombëtare. Nga ana tjetër apeli shkon edhe për gjitha ata burogratë qofshin këta inspektorë të Autoritetit Kombetar te Ushqimit, të drejtorive të bujqesise, doganave, të cilët nëpërmjet presionit që mund të bëjnë me vonesë të procedurave, me vështirësimin e praktikave tuaja, të punës për prodhim dhe për eksport synojnë të nxjerrin përfitime të pamerituara. Denoncojini me gucim sepse une nuk do të hezitoj që ti nxjerr ata nga shërbimi civil", tha Panariti.Sipas ministrit Panariti ata fermer që nuk përfituan gjatë kësaj faze do të bëhen pjesë e skemave të tjera subvensionuese që do të jepen nga Bashkimi Europian.Ministria ka vënë në dispozicion një numër jeshil 0698088888 ku mund të denoncohet çdo abuzim.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter