Eshtë ndaluar masakra e pyjeve? Pamjet në "Alarm" flasin ndryshe për pyllin në Korçë
Tre ditë nga deklarimet publike të qeverisë se është ndaluar prerja e drurëve dhe kush do të dëmtojë pyjet nuk do të ngelet pa ndëshkuar, në emisionin "Alarm" vjen një denoncim.Në komunën Lekas të Korçës në pyllin me drurë Panje po dëmtohet kurora dhe është ndërtuar një gurore.Teodor Madhi dhe Xhevdet Brahimllari të cilët kanë tokat e tyre në këtë zonë denoncojnë dëmtimin e kurorës dhe hapjen e një guroreje nga një firmë e cila ka marrë me koncesion në qershor të 2013. Nga ana e tij, pronari i firmës thotë se ky pyll ka degraduar dhe ky projekt synon rehabilitimin e tij.Pamjet nga kamera amatore dërguar redaksisë së “Alarm” tregojnë jo vetëm prerjen masive ndaj pemëve, por dhe ato të drunjve të rrallë si penja.Ndërkohë pronari i firmës ka fituar tenderin për rehabilitim e pyllit, jo shkatërrimin e tij.Denoncimi në “Alarm” nga Teodor Madhi, pronar i pyllitPërmes “Alarm”, ai kërkon të ndalen prerjet abuzive dhe mosndërhyrjen e firmës koncesionare, sipas të cilit” pa të drejt딓Ne kemi një hartë të vjetër të pasurive të gjyshërve. Pas 15 vjet lodhjesh arritëm të mërrim certifikatën, për kthimin e pronësisë. Nga të cilat na janë kthyer 105 ha pyll e kategorisë së parë dhe 150 aproksimative Kullote ,e cila kufizohet me hartën e vjetër .Kemi bërë 12 vjet gjyq meshtetin për të kthyer pronën sepse ka qenë ë shpërndarë dhe sot kemi certifikatën si pronar të ligjshëm të një sipërfaqe totale në komunës e Lekasit në Korçë. Problmi ka nisur këtë vit kur firma’ Arditi shpk’ pa na pyetur, vjen në maj merr një koncesion për shfrytëzimin e pyjeve, 1700-1800 metra mbi nivelin e detit, pra pyjet e fundit, duke mos respektar moratariumin që ka dal 6-7 muaj më parë.Ai zotëria nuk po pret te pylli jonë, por ne na ka shfrytëzuar si trampoline për të kaluar te pyllit tjetër që i bie në fshatin Mazrek përballë. Na prish nivelin real të virgjërisë që kishte kurora, ka hapur dhe gurore. Lejen e ka marrë nga drejtoria Rajonale Pyjore e Korçes. 8 muaj më pas po kjo pyjore i jep këtij zotërisë pyllin. Festim Lamaj nuk kishte asnjë lloj letre, as damkim, as plan shfrytëzimi. Ai ka bërë masakër, e ka dënuar me vdekje, ka prerë për 3 ditë 4 ha. Kemi bërë denoncimin, e kemi dërguar në Gjykatë. Kërkesa jonë është: stop prerjeve dhe abuzimeve. Ai të mos lëvizi asnjë hap në tokën tonë, nuk ka asnjë lloj të drejte në asnjë lloj istance”. Xhevdet Brahimllari: Prerje Masive prej 10 ditësh, po priten drunjtë e rrallë“ Ka 10 ditë që është bërë një prerje skandaloze masive. Kemi sjellë kaseta që vërtetojnë të njejtën gjë, një prerje që nuk lejohet. Kemi parë një prerje masive. Atje janë prerë dhe dru panjë, që është dru i rrallë dhe nuk lejohet prerja, atje janë prerë dru të shëndoshë pa damë që është kusht themelor për të mos u prerë." Pronari i firmës koncesionare: Po ripërtërijmë pyllin nga drunjtë e moshuarPër emisionin “Alarm" ai u shpreh se ka fituar tenderin për rehabilitim e pyllit, jo shkatërrimin e tij. Ndërhyrjen e ka cilësuar të domosdoshme sipas tij për shkak të vjetërsisë së drunjve. Ndër të tjera, ai theksoi se disponon gjithë dokumentacionin e duhur për ndërhyrjen, pasi ka fituar tenderin në qershor të 2013.“Eshtë bërë një denoncim në komisariat, kam dorëzuar dosjet, kontratat, pagesat e bankës. Dalin disa lloj pronarë pa asnjë lloj dokumenti, ngrenë në një shqetësim. Jemi ballafaquar dhe kemi qenë te ministria e Mjedisit. Unë fitova tenderin në qershor të 2013. Për zhvillimin e zonave të pambërritshme bëhen projekte koncesionare, dhe u ndërhy se pylli ka degraduar. Projekti e nxori që duhen hequr trupat e mëdhenj që të bëhet zhvillimi. U bë një projekt ekonomik dhe analizat e dosjes, tenderit. Une jam 20 vjet biznes, jam ndërmarrje me 120 punëtor, nuk jam ndërmarrje që shkoj natën dhe marrë një makinë dru. Ata janë dy pretendues, njëri thotë kam kullotën dhe tjetri ka certifikatë pronësie, cili është ankuar, ma thuaj me mbiemer. Kam qenë dje në Tiranë dhe ia kam shpjeguar atij që ka çertifikatën, që rrugët jan pronë shtetërore dhe nuk privatizohen. Është bërë projekti i rehabilitimit të zonës, dhe është miratuar nga ministria e Mjedisit dhe kontratën e kam me drejtorinë e Shërbimit Pyjor në Korçë. Detyrimi im ësht 2 miliard e 250 milion ndaj shtetit shqiptar për 10 vjet. Pikat kryesore janë ndërtimi i rrugës auto, deri në 2025 do bëhet rehabilitimi”. Deklarata e kryeministri Edi Rama për “krimin mjedisor"“Krimi mjedisor" si një sfidë e re e policisë. Nuk mund të ketë më në këtë vend pandëshkueshmëri për cdo individ që del nga ligji dhe cënon pronën e përbashkët dhe të dikujt tjetër. Cfarë do bëjmë ne, do presim që pasuritë tona të gllabërohen nga brutalet duke ndërtuar ku t’i teket, duke prerë pyjet, duke i hequr palcën ekonomisë së këtij vendi. Këto janë krime të përshkruara në Kodin Penal dhe aty ku ka Kod Penal duhet të ketë dhe polici për të arrestuar këdo që pret një pemë dhe dëmton një pyll. apo një lum”.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter