Himara, Pirro Dhima: S'u morën parasysh propozimet e palës greke
Një javë para se ndarja e re territoriale, sipas së cilës Himara bashkohet me Lukovën e Vranishtin, të diskutohet në seancë parlamentare, nga Greqia vjen dhe një zë kundër.Deputeti himariot, i PASOK-ut Piro Dhima thotë se ky draft i propozuar nga qeveria shqiptare është i papranueshëm në shkelje të hapur të të drejtës ndërkombëtare dhe se nuk janë marrë parasysh propozimet e palës greke.Madje ai tregon se ka pasur kontakte të rregullta me ministrin e Jashtëm dhe kryetarin e PASOK Venizelos për t’i përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e minoritarëve grek përtej kufirit.”Në tre muajt e fundit, unë e kam ndjekur me interes të madh debatin që është mbajtur me rastin e ndarjes së re administrative në Shqipëri dhe veçanërisht për vendlindjen time Himarës. Arsyeja pse nuk kam reaguar më parë publikisht për këtë temë, ka qenë besimi im se këto çështje duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë.Por duke parë draftin përfundimtar që shkoi për votim në parlamentin shqiptar, kam kuptuar se qëndrimi i palës greke, nuk është vlerësuar dhe se propozimet tona nuk janë marrë parasysh. Ky draft është i papranueshëm, në kundërshtim me legjislacionin europian dhe çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare.” Shkruan Dhima në reagimin e publikuar nga ai dje në facebook.Sipas tij “qëllimi i i tij vetëm i shërben ndryshimit të përbërjes demografike të rajonit" dhe se gjithë kohës si deputet i PASOK-ut kam pasur kontakte të rregullta me Ministrin e Jashtëm dhe kryetarin e PASOK-ut, Venizelos, të cilit i kam përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e bashkatdhetarëve të mi.Dhima e mbyll komentin duke uruar për gjetjen e një zgjidhjeje që do të kënaqte të dy palët.Kjo deklaratë vjen dy ditë pasi zv.kryeministri, i cili mban dhe postin e ministrit të Jashtme të Greqisë, Evangjelos Venizelos i telefoi ministrit shqiptar Ditmir Bushati ku i shprehte shqetësimin për ndarjen e re territoriale.Për Venizelos kjo reformë ndryshon entitetet lokale dhe rajonale në fushat me rëndësi të veçantë të minoritetit kombëtar grek. Ai theksoi gjithashtu se çështja është kritike dhe e ndjeshme duke shtuar se tashmë lind nevoja për të ecur përpara me zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura midis dy vendeve, pa shtuar çështje të reja.Nga ana e tij mnistri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur se kjo reformë është çështje e brendshme.