Pakistani dhe India bisedojnë për kufirin

Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit dhe Indisë pritet të takohen sot për të diskutuar për sulmet ndërkufitare të ditëve të fundit.Zyrtarët nga të dy palët thanë se ky takim është pjesë e hapave të jashtëzakonshëm për parandalimin e përleshjeve të reja, që mund të çojnë drejt luftës.Pakistani ka thënë se dy ushtarë të tij janë vrarë gjatë sulmeve ndërkufitare ndërsa një gjë të tillë e pretendon edhe India.Sipas zyrtarëve indianë dy ushtarë të tyre janë vrarë nga trupat e Pakistanit në rajonin e kontestuar të Kashmirit.