Gripi vendos në alarm SHBA-në
Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka deklaruar gjendjen e emergjencë për shkak të ashpërsisë së gripit "H3N2", gjatë këtij sezoni. Pothuajse 20.000 raste të gripit janë raportuar në shtetin e Nju Jorkut për këtë sezon, katër herë më shumë se numri i rasteve të shënuara dimrin e kaluar.Shpërthimi gripit ka arritur përmasa epidemike në të gjithë SHBA-në. Javën e kaluar 7.3% e vdekjeve në SHBA janë shkaktuar nga pneumonia dhe gripi, duke arritur mbi pragun e epidemisë, tha Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në 41 javë gripi është përhapur në 47 shtete.Autoritet u kanë këshilluar amerikanëve të jenë më të kujdesshëm me higjenën personale si dhe të shmangin kontaktet me njerëzit e prekur nga virusi. Madje mjekët thonë që vaksinat anti grip nuk janë gjithnjë një zgjidhje. Gjithsesi,mjekët rekomandojnë që çdo person mbi 6 muaj të marrë vaksinën.Në Boston, zona më e goditur, janë regjistruar 12 viktima. Më të rrezikuarit nga virusi janë të moshuarit dhe fëmijët.Simptomat janë të rënda, çka mund të detyrojnë të sëmurin të qëndrojë në shtrat deri në dy javë. Ekspertet parashikojnë përkeqësimin e situatës, sepse ende virusi nuk ka arritur pikun, ndërsa autoritetet e shëndetësisë ftuan të gjithë popullsinë të vaksinohet dhe të qendrojë larg vendeve publike.