Turqia ndaj vlerësimit të BE-së për anëtarësim

Në një hap të pashembullt, Ankaraja nxorri javën e kaluar një vlerësim për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian, si reagim ndaj raportit me kritika të Brukselit që ngriti shqetësimin për keqësimin e të drejtave të njeriut në vend.Në raportin prej 270 faqesh, Ministri turk për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Ergemen Bagis, pretendon se kritikat janë paragjykuese dhe të motivuara politikisht.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Selcuk Unal thotë se vendit të tij po i mbaron durimi.“Bllokimi i vazhdueshëm i negociatave të anëtarësimit është i papranueshëm. 18 kapituj negocimi u bllokuan në vitin 2006 dhe Franca bllokoi gjashtë prej tyre, ndërsa gjashtë të tjera u bllokuan nga qipriotët grekë. Prandaj bllokimi i vazhdueshëm në negociata po dëmton vetë procesin”.Turqia filloi negociatat e anëtarësimit në vitin 2005, por procesi ka qenë jashtëzakonisht i ngadaltë.  Deri sot janë hapur vetëm disa nga fushat e negociatave, të quajtura kapituj. Vetëm një kapitull është kompletuar.Shumë politikanë me ndikim në Francë, Gjermani, Austri dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian janë kundër anëtarësimit të plotë të Turqisë.Por eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Soli Ozel i Universitetit Kadir Has të Stambollit thotë se me marrjen e kryesisë së radhës së Bashkimit Evropian nga“Eshtë pozitive që Irlanda kryeson këtë radhë, pasi ka marrëdhënie të mira me Turqinë. Mendoj se turqit i pëlqejnë irlandezët, prandaj mund të shohim lëvizje në drejtimin e duhur në negociatat mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian”.Marrja e presidencës së radhës nga Dublini shton shpresat në Ankara se Parisi mund ta zbusë kundërshtimin ndaj kërkesës së Turqisë. Presidenti i ri francez, Francois Holland nuk ka të njëjtin qëndrim kundërshtues sa paraardhësi i tij Nicolas Sarkozy, ndaj anëtarësimit të mundshëm të Turqisë.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Unal thotë se ka vend për një optimizëm të përmbajtur.“Ne po punojmë me partnerët tanë dhe vendet që mbështesin aspiratat e Turqisë për anëtarësim. Mendoj se po shohim sinjale pozitive, por nga ana tjetër është herët të flitet për rezultate konkrete”.Sipas Sinan Ulgen, kreu i Institutit Studimor Edam në Stamboll, Ankaraja po rivlerëson qëndrimin e saj nga Bashkimit Evropian pas indiferencës së viteve të fundit.“Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu e ka kuptuar se Pranvera Arabe do të jetë shumë më problematike për vendet në fjalë, si edhe për marrëdhëniet e Turqisë me ato vende, se sa ç’ishte menduar më parë. Kështu që është e vërtetë që Turqia po kërkon më siguri duke forcuar aleancat me partnered tradicionalë të Perëndimit. Kjo vlen për Uashingtonin, por edhe për Bashkimin Evropian”.Ekonomia dinamike e Turqisë dhe tregu i gjerë mund ta nxisë Bashkimin Evropian që të rigjallërojë marrëdhëniet me Turqinë. Por analistët paralajmërojnë se që të dalë nga gjendja e tanishme e palëvizshme në drejtim të anëtarësimit, Ankarasë do të duhet t’i trajtojë më seriozisht shqetësimet në rritje të Brukselit për të drejtat e njeriut.