Një vit nga tragjedia e “Costa Concordia”
Të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të anijes së mbytur Costa Conkordia kanë përkujtuar një vjetorin e fatkeqësisë që shënoi 32 të vdekur dhe dy të zhdukur, trupat e të cilëve nuk janë gjetur ende.Në nderim të viktimave u mbajt një meshë dhe një minutë heshtjeje në brigjet e Toscanës, aty ku u përplas anija.13 janar 2012, një pakujdesi e kapitenit çoi në përplasjen me shkëmbinjtë në brigjet perëndimore të Italisë të anijes Costa Concordia, një anije turistike që po vazhdon të qëndrojë ende në të njëjtin vend. Anija mbante në bord rreth 4 mijë e 200 pasagjerë dhe ekuipazhin.Operacionet për zhvendosjen e saj janë shtyrë datë pas date, ndërsa aktualisht përflitet se lëvizja e saj do të ndërmerret në Shtator të këtij viti.Autoritetet italiane pas tragjedisë nisën hetimet për të gjetur fajtorët. Në përfundim të tyre u akuzua kapiteni i saj, Schettino për pakujdesi dhe papërgjegjshmëri në drejtimin e anijes.Ndërkohë Schettino vijon betejën me drejtësinë për tragjedinë.