Frika nga sulmet terroriste, Hollande urdhëron: Të blindohet Franca

 Presidenti francez, Francois Hollande, ka urdhëruar rritjen e sigurisë  në të gjithë vendin e veçanërisht pranë ndërtesave të transportit public, për shkak të operacioneve ushtarake në Afrikë.Kjo është një përgjigje e Holande, ndaj rrezikut që kërcënon Francën, nga sulmet islamike, pasi forcat franceze sulmuan militantët në Mali dhe Somali.Një pilot u vra gjatë një sulmi, të rebelëve në  Mali, e ndërsa dy ushtarë të tjerë, u vranë në Somali, në një aksion për të liruar një peng francez.Niveli i alarmit është i kuq, një nivel vigjilent e ndërsa është përforcuar menjëherë siguria në ndërtesat publike dhe sidomos në qendrat e transportit."Lufta kundër terrorizmit", kërkon që të ndërrmeren të  gjitha masat e nevojshme  në Francë, tha presidenti Hollande. Kjo lëvizje e presidentit francez erdhi pas ndërhyrjes në Afrikë, ku grupe militante të lidhura me Al-Kaedën, premtuan pasoja të rënda për Parisin, duke paralajmëruar sulme vetvrasëse në qytetet kryesore franceze.