Lavrov: Dialog për ndaljen e dhunës në Siri

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se luftëtarët opozitarë dhe liderët e tyre duhet të arrijnë dialog me presidentin Bashar al-Assad, për ndaljern e gjakderdhjes në Siri.Këto propozime i kishte bërë edhe Assadi në fjalimin e tij të fundit.Lavrovi ka kërkuar që opozita të përgjigjet ndaj këtyre thirrjeve.Serketari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka shprehur pakënaqësi ndaj fjalimit të Assadit. Ky fjalim ishte hedhur poshtë edhe nga Shtetet e Bashkuara.Opozita në Siri e kishte përshkruar këtë fjalim si deklaratë për luftë.Nga konflikti në Siri, deri më tani janë vrarë të paktën 60 mijë persona.