Risitë teknologjike në Las Vegas

Risitë e elektronikës e prodhime të kompanive të vogla, kanë  pushtuar ekspozitën ndërkombëtare të  elektronikës në qytetin e Las Vegasit.Një shumëllojshmëri produktesh hi-tech  janë prezantuar, përfshirë këtu një robot pastrimi, një unazë që mund të kontrollojë mausin e kompjuterit tuaj, printer 3D, Trio CubeX dhe një helikopter lodër i teknologjisë së lartë që kontrollohet nga smartphone.Ekspozita katër-ditore është shfaqja më e madhe e tregëtisë amerikane si një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të teknologjisë dhe tërheq mijëra kuriozë ndërsa  prezantohen dhe shpikjet më të reja të botës.