Obama: SHBA ka pasur rol në aksionin francez në Somali

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se forcat amerikane kanë ndihmuar ato franceze në përpjekjen për të shpëtuar shtetasin francez në Somali.Në një letër dërguar Kongresit, Obama theksoi se forcat amerikane u kanë dhënë “një mbështetje të kufizuar teknike” forcave franceze, që kanë udhëhequr operacionin.Obama tha se forcat amerikane nuk kishin rol direkt në sulm, në kompleksin ku besohej se mbahej peng agjenti i inteligjencës franceze.Zyrtarët francezë thonë se personi i zënë peng ka vdekur ndërsa kanë akuzuar pjesëtarët e grupit kryengritës al-Shabaab, për vrasjen e shtetasit francez.Një komando tjetër franceze, poashtu, është vrarë në Somali.