Rrëshqitje toke në Kinë, 46 të vdekur, mes të cilëve 19 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2013, 10:15
Një rrëshqitje toke në jugperëndim të Kinës ka shkaktuar të paktën 46 të vdekur, mes të cilëve 19 fëmijë, ndërkohë që disa persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, bëjnë të ditur sot autoritetet lokale.''Rreth 20 banesa janë shembur në një fshat në provincën Yunnan, sipas zyrtarëve në vend. Ekipet e ndërhyrjes kanë arritur të shpëtojnë dy persona që ishin përfshirë nga rrëshqitjet e dheut'', theksoi i njëjti burim.''Bilanci i djeshëm paraprak i të vdekurve deri në orët e pasdites ka qenë 18 persona'', sipas autoriteteve të distriktit Zhenxiong.