Mubarak do të rigjykohet

 Gjykata në Egjipt ka urdhëruar rigjykimin e ish-presidentit, Hosni Mubarak, pasi pranoi apelimin e vendimit të marrë kundër tij, e që e dënon me burgim të përjetshëm për vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit që e rrëzoi nga pushteti.84-vjeçari Hosni Mubarak, humbi pushtetin në 2011-ën, pas protestave popullore në Kajro dhe qytete të tjera, dhe u burgos në Qershor.Edhe ministrit të Brendshëm të regjimit të tij, Habib al-Adly, i është dhënë mundësia e një proçesi të ri. Të dy ish-zyrtarët e lartë do të mbeten nën mbikqyrje, për shkak të hetimeve të ndara në lidhje me çështjet që u janë ngritur.Mubarak, ka drejtuar Egjiptin, për pothuajse 30 vjet, duke i mbijetuar gjashtë përpjekjeve për ta vrarë, përpara se të përballej me revoltën e popullit.Vendimi u prit me thirrje entuziazmi nga mbështetësit e Mubarak, të cilët mbanin në duar fotografinë e tij dhe kishin mbushur si sallën e gjykatës ashtu edhe sheshin jashtë saj.Që nga burgosja, ish-presidenti ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore. Të shtunën, ish-lideri egjiptian u mor në pyetje edhe në lidhje me dhuratat që vlejnë me milionë paud, e që ai akuzohet se i ka marrë nga gazeta kryesore e vendit, Al-Ahram.