Britania ndoshta jashtë BE-së
Duket se së shpejti BE do të tronditët nëse Britania do të largohet nga grupi. Një deklaratë e fuqishme vjen nga qeveria e kryeministrit Kamerun, përmes fjalëve të ministrit te Financave, Xhorxh Osborn, i cili theksoi se Bashkimi Europian duhet të ndryshojë, ndryshe Mbretëria e Bashkuar do të tërhiqet nga ajo.Deri më tani për daljen e mundshme të Britanisë nga Bashkimi Europian, paralajmërimi i ministrit të financave vjen përmes faqeve të gazetës Die Ëelt(dai uelt), disa ditë pasi një aleat i Merkelit i bëri thirrje Londrës të mos i bëj “shantazh” partnerëve të komunitetit në mënyrë që të rrimarin kompetencat e tyre në Bruksel."Shpresoj shumë se Britania do të mbetet anëtare e BE-së, por që të mbetemi në BE ajo duhet të ndryshoj" tha Xhorxh Osborn i pyetur nga konservatoria "Die ëelt" nëse Britania do jetë në bashkimin në dhjetë vitet në vijim.Në të vërtetë ministri i financave ka dhënë një "shije" të fjalisë së Cameron-t për Europën, gjithashtu kjo konsiderohet prova më e fortë deri më tani se vendi mund të mos gjejë tjetër alternativë,dhe të tërhiqet në qoftë se nuk do të negociohet në kushtet e reja të pjesëmarrjes thuhet në gazetën Guardian.Debatet për një Britani brenda ose jashte BE-së janë fryrë ndërkohë që pritet fjalimi i shumëpritur nga mezi i Janarit, të kryeministrit të Britanisë David Cameron, me rastin e 40 vjetorit të anëtarësimit të vendit në bashkësinë Europiane ndërsa pritet të përcaktohet një kuadër i ri për mardhëniet me BE-në.