OKB, Këshilli i Sigurimit diskuton për Malin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot pritet të diskutoj për situatën në Mali.Mbledhja është kërkuar nga Franca, e cila ka dërguar trupa dhe aeroplanë luftarakë në këtë vend afrikan, për të larguar ekastremistët islamikë, që mendohet se janë të ndërlidhur me Al-Kaidën.Trupat franceze, kanë bombarduar dje hapësirat e mbajtura nga kryengritësit afër qytetit Gao.Ministri i jashtëm  francez Laurent Fabius thotë se përfshirja e Francës në fushatën kundër rebelëve islamikë në Mali do të zgjasë  "çështje javësh".Të dielën, avionët luftarakë francezë bombarduan qytetin e Gao në pjesën lindore të Malit, duke  zgjeruar sulmet e tyre  në territorin rebel.Ushtria e Francës ka qenë në veprim kundër militantëve islamikë në Mali që nga e premtja, duke ndihmuar forcat qeveritare të  rimarrin  qytetin qendror të Konna. Ndërkohë Parisi  zyrtar ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Malin.Duke folur për mediat franceze, Fabius hodhi poshtë çdo paralelizëm me misionin e zgjatur perëndimor  në Afganistan. Ndërhyrja francez kishte sukses në ndalimin e avancimin  e rebelëve  në drejtim të jugut, theksoi ministri i jashtëm.Një oficer i ushtrisë së  Malit  tha të shtunën se ai besonte më shumë se 100 militantë janë vrarë. Që nga fillimi i ndërhyrjes francez të premten, të paktën 11 ushtarë Malian dhe një pilot helikopteri franceze kanë vdekur. Human Rights Watch beson se 10 civilë, përfshirë tre fëmijë, vdiqën në Konna pasi  forcat qeveritare luftuan për të rimarrë qytetin.Në ditë më parë Presidenti francez  Francios Hollande tha se trupat franceze ishin ndërhyrë në Mali me kërkesën e presidentit të këtij vendi, për ta ndihmuar qeverinë në luftën kundër agresionit terrorist që kërcënon mbarë Afrikën Perëndimore.