Digjte plehrat në rrugë, gjobitet me 1 mln lekë kreu i komunës Lukovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2014, 13:24
Sarandë- Është gjobitur me 1 milion lekë të reja kryetari i Komunës së Lukovës, pasi komuna digjte plehrat pranë rrugës nacionale.Gjoba ndaj kreut të Komunës është vënë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpuinim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.Në njoftimin e këtyre institucioneve thuhet se komuna e Lukovës ishte paralajmëruar edhe me parë për ketë fenomen, por nuk kishte marrë masa.Djegia e mbeturinave në rrugën nacionale përveçëse dëmton ambientin, krijon edhe një imazh negative te turistët në ketë sezon turistik.