Shkodër, shpërthen bombula e gazit, shkrumbohet hyrja e një pallati
Shkodër-Shpërthimi i një bombule gazi ka shkrumbuar një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjën Rus të Shkodres. Fatmirësisht nga ky shpërthim i ndodhur në familjen e shtetasit Sabri Keqi nuk ka patur të lënduar.Edhe pse në momentin e shpërthimit të bombulës të 5 pjestarët e familjes kanë qënë në banesë, ata kanë arritur të dalin në kohë duke mos marrë asnjë lëndim.Flakët janë përhapur menjëherë dhe kanë shkrumbuar çdo gjë, duke mos lejuar familjarët e më pas zjarrfikësit qe të shpëtojnë dicka.Drejtues të grupit të ekspertizës pranë policisë së Shkodres bëjnë me dije se në momentin që është tentuar ndezja e bombulës së gatimit, ajo ka shpërthyer menjëherë duke përfshirë çdo gjë në flakë.Fillimisht zjarri ka rënë në dhomën e gatimit, e më pas është përhapur në ambjentet e tjera të pallatit. Nga ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës është arritur izolimi i flakëve, të cilat rrezikonin edhe hyrjet e tjera. Për shkak të përhapjes me shpejtësi, lokalizimi i flakëve ka qënë i vështirë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter