Ligji për PAK, Veliaj i kundërvihet Totozanit: Mos mbro vetëm 1 kryetar shoqate
Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare pa praninë e opozitës. Gjatë diskutimeve për projektligjin “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, ministri Veliaj i është kundërvënë Totozanit duke deklaruar që mos mbrojë vetëm një kryetar shoqate, por 99.9 % të qytetarëve të ndershëm.“Avokati i Popullit ketë herë nuk është vetëm monitorues, por është anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndaj apeli im për gjithë strukturat dhe AP është që të pranojnë se po u rriten të drejtat e monitorimit janë në një rang ministri kur vjen puna në Këshillin Kombëtar të PAK, por është e rëndësishme që të kuptojnë se nuk është qëllimi i tyre të mbrojnë 1 apo 2 kryetarë shoqatash, por të mbrojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, sidomos ata që paguajnë taksat, ata që janë të ndershëm. Unë e kuptoj që edhe të burgosurit duhet të mbrohen nga Avokati i Popullit. Unë e kuptoj që edhe ish-të përndjekurit që nuk kanë bërë asnjë ditë burg duhet të mbrohen. Por mbi të gjitha Avokati duhet të mbrojë 99.9% të popullit që paguan taksa dhe është i ndershëm dhe nuk abuzon me fatkeqësinë e të tjerëvë. Ndaj më vjen mirë që kemi akomoduar në një strukturë vendimmarëse edhe Avokatin e Popullit.Duke folur për hapjen e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar Veliaj se kjo do të jetë një strukturë qeverisëse ku një rol të rëndësishëm ka edhe Avokati i Popullit.“Një gjë ndryshon me këtë ligji është se krijojmë një strukturë qeverisëse për personat me aftësi të kufizuar, atë që quhet Këshilli i Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar, ku do të ketë 7 ministra, 7 përfaqësues sa ka qeveria, aq do të kenë edhe personat me aftësi të kufizuar. Dhe për herë të parë në këtë këshill kombëtar kemi vendosur edhe Avokatin e Popullit”, u shpreh Veliaj. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter