Rama: Bujqësia jo lëmoshë, por nxitje e vlerave për të rritur punësim
Në prezantimin e strategjisë për bujqësinë, kryeministri Rama është shprehur se bujqësia nuk është një lëmoshë për mbijetesë por një nxitje e vlerave të fshatit për të rritur punësimin dhe eksportin."Bindja jonë është se modeli mes shtetit dhe fshatit i bazuar tek subvencionet në formën e lëmoshave mbi jetese dhe jo në formën e investimeve për të krijuar zinxhir vlerash është një model mbijetese që nuk na con asgjëkundi. Sepse nëse nuk na ka cuar 20 e kusur vjet nuk ka për të na cuar në vitit që vijnë.Në duam të nxisim sipërmarrjen e fshatit bazuar tek vlerat, jo bazuar tek ideologjia e lëmoshës. Në rritëm me 70% fondin mbështetës për bujqësinë dhe kërkuam që vetë fermerët të angazhoheshin për projekte kur kritetri bazë ishte jo urdhëro paratë dhe bëj këtë, por cfarë kjo gjë do të gjenerojë më pas? Për të rritur punësimin, eksportin, duke krijuar shembull suksesi për të gjeneruar sukses. Ky është plani. Ne jemi të vetëdishmë se pavarëisht gjithë dëshirës dhe vullnetit tona, buxhetet tona do të jenë të pamjaftueshjmë përballë kërkesës për rritje nëse kërkesa nuk do të përballohet me zinxhire vlerash që do ta prodhojnë rritjen brenda për brenda sistemit”, tha Rama.Kryeministri Rama u shpreh gjithashtu se ka mbaruar epoka kur te ardhurat vinin nga emigrantët, tashmë ka ardhur koha për investime në burime të reja që garantojnë rrjtje ekonomike duke racionalizuar shfrytëzimin e pasurive."Duhet të jemi të vetëdijshëm që ka mbaruar një epokë kur të ardhurat vijnë nga një rritje e cila bazohej tek dërgesat e emigrantëve në masë të konsiderueshme, tek bumi i ndërtimeve si një industri e tranzicionit e ngritur mbi nevojnë për hapësira të reja banimi dhe tek marrja e dhunshme nga ana e qeverisë e parave të kompanive dhe kreditimi i dhunshëm i qeverisë përmes kontratash të papaguara dhe shërbimesh të papaguara. Për të nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike duhet të investojmë në burime të reja rritje duke racionalizuar shfrytëzimin e pasurive tona, nafta, turizmi dhe deri të bujqësia.", u shpreh kryeministri.Kryeministri Rama solli edhe një shembull ku një fermer i kishte thënë se liria e veprimit është jo çka na shtyn për të investuar në bujqësi.“Kemi rritje të dukshem të eksporteve kemi gjallërim të ndjeshëm në territor, por nuk mund të themi që kjo që ka ndodhur është rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj politike të re, se ne tani po investojme te kjo politikë. Ai fermer më tha: thjesht duke na hequr shtetin si pengesë, duke na larguar nga territoret tona administratën e taksidarëve dhe barrierat burokratike nëpër dogana na keni dhënë krah. Thjesht duke na kthyer dinjitetin si sipërmarrës në fshat që deri dje jemi detyruar t'i përulemi çdo lloj presioni të korrupsionit për të marrë para, na keni bërë që të fillojmë të nxitojmë".Panariti: Synojmë formalizimin e bujqësisë“Skema e re synon formalizimin, ne mbështesim pagesat në dorëzim përkundrejt faturës së shitjes pikërisht sic e kemi qëellim që ta formalizojmë bujqësinë shqiptare. Duke ftuar fermerin të dorëzojë dhe të bëjë pagesën ne realizojmë edhe ambicjen tonë për të identifikuar fermerin, për ta regjistruar dhe formalizuar” Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter