Breshëri dëmton fermerët në bujqësi. Rrufeja i merr jetën një 16-vjeçari

Breshëri i pazakontë në pikun e stinës së verës ka sjellë probleme edhe për fermerët në Laç, Krujë dhe në Dumre.Prodhimet bujqësore kanë patur zhvillim të vonshëm nga prania e ujërave të tepërta që në muajin maj dhe qershor, dhe një pjesë kanë rimbjellë tokat e tyre, por dhe sot duken qe nuk kanë zhvillim.Prania e reshjeve me intesitet të larte, ndonëse pak minuta solli dhe vështiresi në qarkullimin e automjeteve.Ndërkohë një 16 vjeçar ka vdekur orët e mbrëmjes në Dukagjin të Ri të Krujës, teksa kulloste bagëtinë për shkak të një shkarkese elektrike.Ndërsa në zonën e Dumresë në Elbasan, një breshër i pazakonte ka shkaktuar deme te medha tek fermeret. Fermeret janë gjendur të papregatitur përpara një fenomeni të tillë, pasi intensiteti i rënies së tij krijoi një shtrese rreth 5 cm duke dhëne idenë e rënies së dëborës.Siperfaqja e demtuar është rreth 150 ha dhe ka dëmtuar dru frutore, fidane, dhe serat me te gjithe bazen materiale qe gjendeshin ne to. Për të evidentuar të gjitha dëmet është ngritur shtabi i emergjences pranë Bashkisë së Belshit.Zona e Dumrese njihet si kultivuese ne mase e cultures së duhanit, vreshtarise, fidaneve, e drurëve frutore. Bujqesia eshte e vetmja menyre jetese pas emigracionit per fermret e zones se Dumrese.bresheri 2