Dibër, përroi “merr përpara” fshatin, uji në banesa, 2000 ha tokë nën ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2014, 11:19
Vërshimi i ujërave të perroit në Erebarë nuk ka kursyer asgjë duke marr me vete gur, pemë, të mbjella dhe bagëti, duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e banorëve të fshatit. Si pasojë e motit të keq e intesitetit të reshjeve të shiut të rëna gjatë gjithë natës, përroi i fshatit Erebarë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë shtëpi të banorëve duke shkaktuar dhe panik në familjet e tyre.