Tava e krapit, receta tradicionale e Shkodrës në "Të njohim Shqipërinë"

Për të njohur Shqipërinë duhet të njohësh medoemos Shkodrën, por nga ky qytet i kulturës dhe pasurisë trashëgimore të pikturës, filmit, arkitekturës, sportit, muzikës dhe bicikletave nuk mund të lësh pa përmendur tavën tradicionale të krapit gatuar mjeshtërisht nga shkodranët e vjetër. Bashkë me shprehjen “kur je shkodran tana i ban”, vjen receta e tavës së krapit nga ky qytet i veriut të Shqipërisë.Receta shkodrane e tavës  tradicionale të krapitE ndajmë krapin në copa, kavardisim qepën derisat ë bëhet në ngjyrë ari, hedhim domaten ose nardenin sipas dëshirës. Hudhra, e mira është që të jetë vendi, pastaj hedhim pistil, dafinë, piper, kripë, pak sheqer, specë djegës sias dëshirës për të qenë pikante dhe majdanosi hidhet në fund kur është gati për servirje. E bëjmë gati salcën dhe ia hedhim krapit sipër në tepsi. Vendosim dafinë sipër dhe pistil. I hedhim uthull shtëpie dhe e vendosim të piqet në saç.Por, pse në Shkodër është një nga peshqit më të ushqyer ndërsa në Euroë nuk hahet pothuajse fare?Erkand Qerimaj: Krap ka dhe Kanadaja, por vijnë hanë në ShkodërParalelisht me këtë recetë tradicionale shumë të kërkuar në Shqipëri, jo vetëm nga vendasit por edhe të huajt, lind natyrshëm pyetja se pse në Europë ky peshk nuk gatuhet thuajse fare. Sportisti kampion Erkand Qerimaj u shpreh se “Krap ka dhe Kanadaja, por këtu vijnë dhe hanë”. Ndërsa sipas inspektorit të bashkisë Shkodër, Gentjan Mema, sekreti qëndron tek liqeni i Shkodrës. Ai shpjegoi se në këtë liqen uji ndërrohet 3-4 herë në një vit, ndërsa në vendet e tjera ai nuk ndërrohet duke bërë që mishi i krapit të marri shijen e baltës. Siç dihet ky peshk qëndron në fund të ujit, në thellësi.e.k/oranews.tv