Rebeli pro-ruse: Nuk kemi raketa me të cilat u godit avioni
Një prej udhëheqësve të rebelëve pro-ruse në Ukrainë jë një intervistë për BBC ka deklaruar se ata nuk disponojnë raketa të tipit SA 11-BUK, me të cilat dyshohet se u godit Avioni i Malajzia Airlines.Alexander Borodai, kryeministri i vetëshpallur i Republikës së Donetsk tha se asnjë prej akuzave ndaj rebelëve pro-rusë nuk qëndrojnë.Borodai mohoi të kenë qarkulluar foto apo video të një granatëhedhësi në qytetin Snezhoe ku ndodhi tragjedia, ndërsa më pas dekalroi se nëse ekzistojnë ato janë të rreme. Ai dekalroi se akuzat për trajtim jo të duhur të trupave të viktimave nga rebelët nuk qëndron dhe aq më pak të jenë marrë sende personale me vlerë.I pyetur përse nuk pritën ekspertët por lëvizën trupat pajetë apo pjesë të avionit duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes, Borodai dekalroi se ata u treguan humanë "pritëm ditën e parë, të dytën dhe të tretën mbërritjen e ekspertëve dhe nuk erdhi asnjë i vetëm. Ishte çnjerëzore ti linim trupat ashtu ndërsa temepraturat shënonin 30 gradë. Një skenë e tillë i ngjante një filmi horror. Ndaj i lëvizëm trupat". Ndërkohë që në ditët e tragjedisë ekspertët deklaruan se nuk janë lejuar të afrohen nga rebelët në zonën ku ra avioni.Ditën e jeshme dy avionë ushtarëkë u ulën në në bazën ajrore në Eindhoven të Holandës me 40 trupat e parë. Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë qindra të afër të viktimave si dhe pjestarë të familjes mbretërore dhe kryeministri Mark Rutte. Pesë minuta para uljes së avionëve ranë këmbanat e kishave, flamujt në gjysmështrizë, lule dhe lotPritet që gjatë ditës së sotme të mbërrijnë të tjerë trupa pajetë, ndërsa identifikimi do të kërkojë ndoshta dhe muaj të tërë. Një zëdhënës i OSBE ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ka ende mbetje trupash të viktimave, edhe pse rebelët pretendojnë se i kanë dorëzuar të gjithë. Ekspertët kanë dekalruar se ka imazhe satelitore të një rakete tokë-ajër nga vendi ku ndodhi tragjedia. Sipas të gjitha gjasave rebelët kanë ngatërruar objektiv, pasi kanë dashur të godasin avionët ushtarëkë Ukrainas. Ndërkhët në luftimet e djeshme në Donetsk kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa rebelët kanë rrëzuar dy avionë ushtarakë ukrainasKhaled Meshaal udhëheqësi i grupit militant islamik Hamas ka dekalruar se nuk do të ketë armëpushim në Gaza për sa kohë Izraeli nuk heq dorë nga bllokada e tij.Ai kërkon përmbushjen e kushteve të Hamasit, e më pas negociata për armëpushim."Ne nuk do të pranojë asnjë nismë që nuk heq bllokadën e Izraelit mbi popullin tonë dhe që nuk respekton flijimet e tyre" tha Khaled Meshaal në një konferencë për mediat në Katar, ndërsa kërkoi disa orë qetësie për të larguar të plagosiurit e për tu dhënë atyre ndihmën mjekësore.Të paktën 649 palestinezë dhe 32 ushtarë izraelitë, dhe tre civilë izraelitë, janë vrarë gjatë 15 ditëve të fundit të luftimeve . Përveç heqjes së bllokadës ekonomike tetë-vjeçare, Meshaal i shtoi kërkesave të tij edhe hapjen e vendkalimit kufitar Rafah me Egjiptin dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.Meshaal i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar me mjekë por edhe karburant e furnizime të tjera në Gazë.Zyrtarja e lartë e OKB Navi Pillay, dënoi veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, por edhe Hamasin për zulme pa dallim në Izreal.Një ditë më parë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së në Gjenevë votoi në favor të një hetimi zyrtar në krime të dyshuara të luftës në Gaza. Një vendim që u dënua nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.Sekretari amerikan I shtetit Xhon Kerry duke folur pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, në Kajro tha se "Kemi bërë sigurisht disa hapa përpara, por ka ende punë për të bërë."Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter