Algjeri, gjenden pjesë të avionit të zhdukur me 116 persona në bord

Pjesë të avionit të kompanisë Air Algerie,  me 116 persona në bord, që u zhduk sot gjatë një fluturimi nga Burkina Faso për në Algjeri, janë gjetur në Mali, afër kufirit me Burkina Faso.Një zyrtar tha se avionic algjerian është lokalizuar 50 km në veri të kufirit me Burkina Faso. Ende nuk dihen nëse ka të mbijetuar.Avioni AH5017, i cili u nis nga Ouagadougou drejt Algjerisë humbi në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut, me orën lokale për shkak të një stuhie.Në bord ndodheshin 50 pasagjerë nga Franca, 24 nga Burkina Faso, tetë libanezë, gjashtë algjerianë, pesë kanadezë, katër gjermanë, dy nga Luksemburgu e nga Mali,  një nga Kameruni, një belg, një ukrainas, një rumun dhe një zvicerane.Sekretari francez i Transportit, Frederic Cuvillier u tha gazetarëve se aeroplani u zhduk mbi Malin verior, ku militantët islamikë janë duke luftuar me ushtrinë vendase dhe atë franceze.Kompania ajrore kombëtare ‘Air Algerie’ humbi kontaktin 50 minuta pasi avioni ishte ngritur në ajër nga aeroporti Ouagadougou, i Burkina Faso drejt Algjerisë.Në avion udhëtonin 110 pasagjerë si dhe 6 pjesëtarë të personelit.Zv/presideni i BE-së e quajti një javë të zezë për aviacionin. Dy avionë brenda pak ditësh janë rrëzuar duke shkaktuar qindra të vdekur.Ndërkohë dy avionë luftarakë po kërkojnë për gjurmët e pjesëve të avionti të rrëzuar. Aviacioni Civil ka konfirmuar se hetimet për avionin e zhdukur po ndiqen nga Parisi ashtu edhe nga Marseille18:00 Avioni i “Air Algerie” gjendet i rrëzuar në Mali me 116 pasagjerët në bord. Ai është përplasur në Tilemsi të Malit, rreth 70 km larg nga qyteti Gao, ka bërë të ditur sot, një zyrtar i linjës ajrore.“Air Algjerie" i humbi kontaktet me kullën pasi u ngrit nga aeroporti i Burkina Fasos. Një zyrtar i aviacionit civil algjerian tha në një intervistë për stacionin televiziv egjiptian Ennahar se avioni kaloi përmes hapësirës ajrore të Nigerisë para se të rrëzohej. 14:59- Zyrtarët Algjerianë refuzojnë të japin detaje për vendin dhe arsyen e rrëzimit të avionit, informon Reuters. Nuk jepet asnjë detaj tjetër.Ora 14: 45 "Ushtria franceze thotë se po dërgon dy avionë luftarakë në zonën ku ka humbur avioni" informon Reuters14:53- Zyrtarët e aviacionit civil algjerian konfirmojnë rrëzimin e avionit AH 501715:02 Në bordin e avionit ndodheshin 50 persona nga Franca, 4 persona nga Algjeria, 24 persona nga Burkinabe, 8 persona nga Libani, 2 persona nga Luksemburgu, 1 person nga Zvicra, 1 person nga  Nigeria, 1 persona nga kameruni, 1 person nga Ukraina dhe 1 person nga Rumania, shkruan Reuters.Avioni beri devijim te detyruarAvioni  nuk ndodhej shumë larg kufirit algjerian, kur ekuipazhit iu kërkua të bëjë një devijim për shkak të shikueshmërisë  të dobët, në mënyrë që të parandalohej një përplasje e mundshme me një tjetër avion që ndjek të njejtin itinerar,  shkruan WA Today, dhe menjëherë pas kësaj avioni humbi kontaktet me kullën e kontrollit.Avioni i tipi MD83, ishte marrë  me qira nga kompania ajrore spanjolle Swiftair, dhe sipas agjensisë së lajmeve APS, kompania ajrore "Air Algerie"  ka vënë në zbatim një ‘plan urgjent’ në kërkim të AH 5017.Avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit ndërkohë që fluturonte mbi hapsirën ajrore Maliane, në kufi me Algjerinë, dhe ishte parashikuar të ulej në destinacion në orën 05:10 sipas orës lokale.Të dhëna jozyrtare konfirmojnë që avioni ka rënë në Nigeri, ndërkohë që agjensitë e lajmeve algjeriane konfirmojnë se kanë humbur kontaktet më avionin AH 5017.Frika se mos është qëlluar nga forcat e armatosura në Mali Sipas Sky News, kompanitë ajrore kohët e fundit janë paralajmëruar të mos fluturojnë mbi Mali.Megjithatë një zyrtar frances shprehet se nuk ka gjasa që forcat e armatosura në Mali, të qëllojnë një avion pasi armatimet e tyre nuk arrijnë të godasin një avion i cili fluturon në një lartësi 13 mijë mëtra lartësi.Avioni mund të jetë rrëzuarNëse avioni ka qënë duke fluturuar mbi Mali, atëherë mund të jetë ndodhur në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Gao, kur është zhdukur nga radarët, shkruan Sky News.Po sipas korrespondentëve të Sky News mediat algjeriane raportojnë se avioni mund edhe të jetë rrëzuar pasi i ka mbaruar karburanti, dhe se nuk ekziston mundësia që ky avion të jetë përplasur më një avion tjetër pasi do të raportohej humbja e një avioni të dytë.Ministri i Transporteve të Francës Frederic Cuvillier,  shprehet se, në bord, mes të tjerëve, ndodheshin 50 pasagjerë me kombësi franceze.Fluturimi AH 5017 fluturon nga Ouagadougou drejt Algeris katër herë në javë.Katastrofa e fundit ajrore në Algjeri ndodhi në Mars të vitit 2003, ku një avion me 103 pasagjerë në bord, ra pasi motorrët e avionit morën flakë menjëherë pas ngritjes.