Opozita kundër reformës së pensioneve, Basha: Drafti i ri privon gjysmën e Shqiptarëve

Tirane- Opozita ka kundërshtuar me vendosmëri variantin e pensioneve nga maxhoranca e cila parashikon rritje të moshës së daljes në pension.Në një tavolinë të organizuar me ekspertë të kësaj fushe opozita paralajmëroi hartimin e një reforme të re për pensionet."PD dhe opozita nuk mund ta pranojnë dhe nuk do ta pranojnë këtë situatë. Pak rëndësi ka nëse shumica vendos të ecë si sonambul drejt kësaj katastrofe shoqërore dhe asnjë deputet i shumicës nuk ka guximin të shohë të vërtetën në sy e të përaqësojë zërin e qytetarëve që e kanë zgjedhur. PD e opozita nuk do ta pranojë këtë reformë dhe hapi i parë do të jetë ndërtimi i një alternative tjetër e cila ndërtuar mbi themelin ekzistues, do të synojë përmirësimin e metëjshëm të situatës dhe jo përkeqësimin e saj.Ne nuk mund të pranojmë rritjen aforfe të moshës së pensionit dhe nuk do ta pranojmë. Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do ta pranojmë mosrritjen e pensioneve, në një shoqëri e cila vjen nga 50 vjet padrejtësi themelore deri në kequshquerje. Ne nuk mund të pranojnë dhe nuk do të pranojmë, në emër të pseudo përgjegjësisë ndaj buxhetit të shtetit, shkatërrimit dhe gjësë më të çmuar që janë njerëzit. Aq më shumë kur këta, as për buxhetin e shteti dhe as për politikat fiskale nuk bëjnë dot gjë, përkundrazi, do ti rrenojnë dhe më tej. Sepse kontributet do të bien me skemën e tyre." tha Basha.Specialistët u shprehën kundër rritjes së moshës së pensionit por dhe problemet që ka ky pr/ligj."Si do të bëjë një mësuese 60 vjeç fiskulturë fëmijëve në zonën malore. Si mundet një shofer të ngasë autobusin 67 vjec, kur shqisat dëgjimore e pamore bëjnë punën e tyre apo një pilot në këtë moshë të drejtojë avionin. Është hequr shpërblimi i lindjes në një kohë që lindjet po pakësohen. Në këtë pr.ligj nuk merret asnjë masë për siguracionin e punëtorëve kur në shumë biznese punëtori sigurohet me pagë minimale dhe detyrimisht merr pension minimal." tha Fadil Kepi specialist i sigurimeve shoqërore.Tryeza e opozitës: Ja pse jemi kundër reformës së pensioneveTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter