Gjosha: Po punojmë me 5 prioritetet, shumë shpejt hapim negociatat
Në analizën e 300 ditëve të Ministrisë së Integrimit, Klajda Gjosha pasi bëri një përmbledhje të arritjeve të insitiucionit që ajo drejton tha se shumë shpejt do të hapen negociatat për anëtarësim ne BE.“Arritja për marrjen e statusit nuk i takon vetëm ministrisë por të gjithë shqiptarëve. Shumë shpejt do hapim negociatat. Të gjithë së bashku do bëjmë hapjen e negociateve. Në këto 300 ditë kemi punuar shumë. Udhërrëfyesi ynë ka qenë plani i detajuar për 5 preioritetet me të cilin kemi punuar çdo ditë. Është një plan që i përkushtohemi çdo ditë për të arritur te hapi tjetër ai i hapjes së nëgociatave”, tha GjoshaGjosha: Kemi punuar për planin kombëtar të Integrimit EuropianeKemi punuar për planin kombëtar të integrimit europian 2014-2020. Është plani më kryesor i kësaj ministrie dhe gjithë institucioneve të tjera, sepse ky plan përafron legjislacionin shqiptar me atë të BE. Ai fokusohet në 5 prioritetet e mbetura. Shqipëria ende mbetet për të plotësuar 5 prioritetet kryesore që është reforma në administratën shtetërore, reforma në drejtësi, të drejtat e njeriut, shteti ligjor dhe çështjet e antikorrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të plotësojmë cdo ditë për të ndërtuar institucionet dhe funksionimin e shtetit demokratik.Gjosha: Në 300 ditë qasje të re me Shoqërinë CivileNë këto 300 dit Ministria e Integrimit ka pasur jo vetëm një ristrukturim por ka ndryshuar qasja jonë më shoqërinë civile. Sot kemi një sektor dedikuar shoqërisë civilë që i merret mendimi për çdo prioritet, për çdo punë, për çdo projekt të financuar nga BE. Kjo është jo vetëm një qasje e re por edhe një mundësi që i jepet shoqërisë civile për të qenë pjesë e procesit të integrimit dhe kjo e bën këtë procës të hapur dhe kjo është ajo që në donim në 300 ditë.Gjosha: Shqipëria mbështetje buxhetore nga BE"Shqipëria është i pari vend në rajon që merr një mbështetje buxhetore nga BE . Për herë të parë Shqipëria përdor projektet IPA dhe fondet e BE në mënyrë të decentralizuar. Kjo është arritje sepse BE i jep Shqipërisë besimin e duhur për të menaxhuar këto fonde në bazë të prioriteteve që ka Shqipëria."Gjosha: Informim shoqërisë për integrimin"Kemi bërë një punë intensive për informimin e shoqërisë shqiptare dhe të rinjëvë që unë do t'i quaja si udhëheqës të këtij proçesi. Në do të vazhdojmë të informojmë rininë shqiptare për t'i bërë pjesë e këtij procesi. Pa mbështetjen e tyre është e pamundur të ecet më tej." Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter