Denoncimi në “Alarm”: Në malin e Korabit një i vdekur, 2 në gjëndje të rëndë nga helmimi

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë emisionit investigativ “Alarm” në RTV Ora News. Një banor i malit të Korabit në zonën e quajtur "Kalaja e Dodës", denoncon vdekjen e një djali të ri para 4 ditësh. Ngjarja bëhet edhe më e mistershme për faktin se edhe dy persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.Personi i cili ka denoncuar vdekjen e të riut thotë se mund të jetë helmuar, por nuk dihet nga se është, helmim nga qumështi, nga ndonjë sëmundje infektive, nga ndonjë insekt apo nga minjtë.Duke qenë se ky rast nuk është raportuar as nga mediat dhe as nga shteti, emisionit “Alarm” i është kërkuar që ky denoncim të bëhet publik në mënyrë që të verifikohet ngjarja.Denoncimi “Nuk e di sesa është media në dijeni, për një ngjarje në malin e Korrabit, në zonën e quajtur si "Kalaja e Dodës". Një djalë i ri ndërroi jetë para 3 ditësh gjithashtu dhe 2 të tjerë janë në gjendje të rëndë në spital.Janë helmuar dhe nuk e di nga se. As nuk është raportuar në media dhe as nga qeveria.Nuk dihet është helmim nga qumështi, mund të jetë ndonjë sëmundje infektive, nga ndonjë insekt, nga minjtë, nuk dimë as nga shteti dhe as nga media.Të lutem i dashur Armir bëje publike në media që mos të ndodhin fatkeqësi të tjera.”Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter