Berisha: Rama u tërhoq nga ndëshkimet në KLD, gjyqtarët ia derdhën paratë në zyrë
Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha e ka akuzuar Kryeministrin Rama se e ndryshoi kërkesën e rëndë për ndëshkimin e disa gjyqtarëve në KLD pasi ata “i kanë derdhur kuotën e korrupsionit në zyrën e tij”.Në një mesazh të tij në Fb mbrëmjen e sotme, Berisha ka deklaruar se Kryeministri, ditën i quan gjyqtarët “kriminelë, ferr, vrasës e më zi, kurse natën i mbushin xhepin dhe urdhëron Nasipin të marrë kthesën e të bëjë uuun!”Po ashtu, Berisha i është referuar një historie korrupsioni, që ai e rrëfeu pak muaj më parë në Kuvend: “Ai, i shkalluar dhe pa asnjë fakt konkret për ndonjë vendim, në kundërshtim me ligjin, deklaron se ky apo ai gjykatës është bërë problem i Aleancës Euroatlantike; sulmon Presidentin e Republikës, pasi nuk arriti me zarfin që i dërgoi me Sekretarin e tij të Përgjithshëm ta kompromentoje; deklaron se nuk eshte i lumtur me te, sikur Presidenti te ishte ndonje vartes i tij dhe jo kreu i shtetit te tij.”Rama telefonon vete gjykatesit ose dergon seksere dhe i kercenon ata me jete. Nasipi, i cili para disa javesh kishte depozituar ne KLD, kerkesen per ndeshkimin e tre gjyqtareve per korrupsion, me urdher te Rames bojkotoi mbledhjen ku do shqyrtohej kerkesa e tij bazuar ne rezultatet e inspektimit te ketyre gjyqtareve. Pati naivë qe menduan se ministri ishte i revoltuar me anetaret e KLD se nuk do votonin masat qe ai kishte propozuar. Por lepuri flinte ne barkun e Rames.Rama kishte urdheruar Nasipin qe te terhiqte kerkesen e rende per gjyqtaret, pasi keta te fundit kishin derdhur kuoten e korrupsionit ne zyren e tij. Keshtu, Nasipi ne dy mbledhjet e tjera habiti anetaret kur urte e bute ndryshoi kerkesen per ndeshkimin e gjyqtareve sikur te ishin vila rrushi ne kopshtin e Nastradinit!” përfundon Berisha.Në mbledhjen e KLD më 16 korrik, Naço zbut ndëshkimet për gjyqtarëtNë mbledhjen e KLD-së më 16 korrik, anëtarët e KLD-së kanë pranuar edhe kërkesën e ministrit, duke i komunikuar masën disiplinore “vërejtje me paralajmërim” gjyqtarit të Elbasanit Bujar Musta si dhe gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bujar Krasniqit.Ndërkohë pas heqjes dorë të Ministrit të Drejtësisë nga kërkesa për procedimin disiplinor të gjyqtares Adelina Zarka, këshilli unanimisht vendosi pushimin e procedimit disiplinor për këtë gjyqtare.Mbledhja u ndërpre për shkak se shqyrtimi i kërkesave për dy gjyqtarë të tjerë nuk mund të bëhej për shkak të pamundësisë së tyre për të marrë pjesë në procedim.armanda shtembari/Oranews.tvMesazhi i postuar në Fb
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter