Të përndjekurit sërish në protestë, duarlidhur përpara Ambasadës USA
Tiranë - Të përndjekurit politik kanë zgjedhur ta zhvendosin sot protestën e tyre. Ata janë shfaqur me duar të lidhura para ambasadës së SHBA.Skënder Tufa tha se kjo shtresë kërkon tashmë sensibilizimin e ndërkombëtarëve pasi prej vitesh nuk kanë gjetur zgjidhje nga politika.“Jemi sot këtu për të sensibilizuar organizmat ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë Ambasadën Amerika, për arsye se nesër del një ligj në parlament që është prezantimi i materialeve për të përndjekurit politik.Ne kemi kërkuar zbatim ligji. Këto ligje që bëhen sot në parlament , janë ligje politike, që nuk përshtaten me kërkesat e të përndjekurve politikë, nuk i përgjigjen premtimeve që ka marrë Kryeministri i shqipërisë; nuk i përgjigjen kërkesave të grevës së urisë së vitit 2012-të, me anë të së cilës erdhi në pushtet dhe qeveria aktuale; nuk i përgjigjen raportit të Avokatit të Popullit, i cili në prill të 2013-ës ka detajuar kërkesat e të burgosurvë politikë; nuk ka dëgjuar zërin e të burgosurve politik.Ne jemi këtu për të bërë këtë sensibilizim dhe nesër përpara parlamentit do të kërkojmë të bëjmë një tubim paqësor, për të protestuar kundër ligjit që do të merret në parlament” – deklaroi Tufa.Të përndjekurit kanë paralajmëruar se nesër do të protestojnë para Kuvendit në nisje të seancës së parlamentare të rradhës.OraNews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter