Ndreu: Do ta pyes Ramën si u bë reforma territoriale, pse u veçua Kamza dhe Paskuqani

Tiranë - Një javë para votimit në Kuvend të draftit final për ndarjen administrative territoriale, maxhorancës do t'i duhet të bëjë mirë llogaritë e numrave.Listës së deputetëve të pakënaqur nga ndarja e re administrative e Shqipërisë i shtohet dhe Pjerin Ndreu, i cili nga studio e "Ora News" shfaqi një sërë pakënaqësish për zonën prej ku ka dalë deputet."Sot, pasi e kam parë projektin, me thënë të drejtën, kam mbetur i pakënaqur. Si deputet i Kamzës dhe i Paskuqanit, - tha Ndreu, - "e para, nuk jam thirrur në asnjë rast as për konsultë dhe ën dijeninë time, asnjë nga komuniteti i atyre dy zonave. Nga ana tjetër nuk kuptoj arsyen pse këto dy njesi vendore janë rrethuar si ishull. Pra, e gjithë Tirana vjen bashkë dhe vetëm Kamza dhe Paskuqani mbeten më vete. Cila është arsyeja dhe cili është argumenti, mua as ma ka thënë njeri, as nuk e di. Isha kurioz ta dija.Natyrsht që në Parlament unë do të kërkoj shpjegim pse është bërë kjo. Për mua ështe e palogjikshme të izolohen. Pra, ose të bashkohen me Tiranën ose të bëhet një kombinim tjetër, se edhe nga pikëpamja territoriale ajo nuk shkon. Cila është arsyeja? Arsyeja e ndarjes etnike, e prejardhjes nga vijnë? Dikujt iv ret veshin prejardhja e këtyre njerëzve? Se unë jam deputet i tyre dhe përfaqësoj interesat e tyre dhe para interesave të tyre nuk bëj absolutisht, asnjë kompromis, me askënd," - theksoi ai.Por në këtë qëndrim, Ndreu bashkohet edhe me socialistin tjetër në Kavajë Parid Cara për të cilin ka Ndreu ka zbuluar se ka qenë personalisht personi që e ka afruar me Partinë Socialiste."Unë e kam mbështetur deputetin Cara në një prononcim të tij, në mosdakortësinë e tij për ndarjen territoriale, një mosdakortësi që unë e kam bërë publike, nuk e kam mbajtur të fshehur," - tha Ndreu.Ndreu tha se mes "maxhorancës aktuale ka rryma që nënvlerësojnë zonën e Kamzës e Paskuqanit, ndërsa deklaroi se edhe nga qeveria përveç legalizimeve në zonën e tij nuk është bërë asgjë.""Ne jemi në konsultime edhe me miqtë, me kolegët me problematikën që kanë disa. Ia kemi bërë të qartë edhe Kryeministrit dhe do vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë këto ditë.Edhe problemin që lidhet me zonën time elektorale do t’ia bëjmë të qartë. Po e them publikisht, është e pajustifikueshme mënyra se si janë izoluar nga Tirana, pikërisht Kamza dhe Paskuqani,"- deklaroi Ndreu.(Video: Ja pse Ndreu është i pakënaqur me reformën territoriale)Intervista e plotë e Pjerin Ndreut në Ora NewsOranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter