Tom Doshi: Emërimet në polici politike. Ikën tropojanët, erdhën tepelenasit

Tiranë – Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish pasditen e sotme për të diskutuar ligjin “Për Policinë e Shtetit”, por salla është nxehur nga deklaratat e ashpra të vetë deputetëve të majtë ndaj Ministrit të Rendit, Saimir Tahiri dhe krerëve të policisë.Deputeti Tom Doshi, duke parë pjesën e ligjit për emërimet dhe gradat në polici,  ka deklaruar se të gjitha emërimet në Policinë e Shtetit janë emërime politike të bëra nga vetë kreu politik, ministri dhe  të gjithë drejtorët janë nga Tepelena. "Siç është bërë në kohën e Berishës me tropojanët, po bëhet tani me tepelenasit," - tha ai i nxehur duke kritikuar mungesën e drejtuesve nga veriu.“Thuhet se Policia e Shtetit është e pavarur," - nënvizoi në fjalën e tij Doshi, -"kurse unë them që Policia e Shtetit është politike. Emërimet i bën ministri dhe fakti tregon që të gjithë drejtuesit sot në polici janë tepelenas. Veriorët nuk ekzistojnë në Policinë e Shtetit. Atëherë, të gjitha këto propozime dhe emërime që bën ai janë të gjitha politike. Nëse vjen puna, Ministri i Rendit është post politik. Kompetencat i ka Drejtori i Përgjithshëm. Atëhërë, Drejtori i Përgjithshëm për mua nuk ka kompetenca. Edhe për një kapetr duhet të marrë leje tek ministri. Siç është bërë në kohën e Berishës me tropojanët," - theksoi ai, - "është bërë tani me tepelenasit.”Ligji për Policinë është parë me sy kritik edhe nga kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, i cili tha se ka kërkuar që të ndryshohen kriteret për emërimet dhe gradat, pasi duhen kritere më të forta për t'u përfshirë në polici.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter