Harta e re, Edhe 2 deputetë PS kundër, Cara e Ndreu s’duan ndarjen e zonave të tyre
Tiranë - Edhe Parid Cara, Pjerin Ndreu janë kundër variantit të deritanishëm të ndarjes territoriale, duke quar në 3, (bashkë me Andrea Marton) numrin e deputetëve të PS-së që deklarojnë se do të votojnë kundër.Ndërsa deputeti Andrea Marto, nga radhët e PBDNJ-së, e ka shprehur më parë refuzimin e tij për projektin, sot janë deklaruar kundër edhe Cara dhe Marto, secili për zonat e veta elektorale.Në një mesazh në Fb, Cara shkruan: “Harta e re e propozuar për ndarjen e territorit të Kavajës nuk ka marrë formë përfundimtare.Po nëse vendoset për versionin ku zona e Kryevidhit nuk do të jetë në administrimin e Kavajës, siç ka qënë dekada me rradhë, atëherë, në cilësinë e deputetit të zonës do të ndërmarrë hapa konkrete për ndryshimin e kësaj situate.Kjo zonë është e lidhur me Kavajën si nga pikëpamja historike ashtu edhe nga traditat dhe kultura, ndaj do përpiqem megjithë forcën që më jep ligji që të vë në vend këtë padrejtësi që po i bëhet qytetit tonë.Gjate 24 viteve të fundit, Kavajën e kanë copëtuar në forma të ndryshme, por tani nuk duhet të jetë më kjo kohë.Nëse do të propozohet ky variant final, vota ime do të jetë kundër reformës territoriale.”Në mbështetje të Carës ka dalë edhe deputeti Pjerin Ndreu, i cili shkruan: “Mbështes deputetin e Kavajës, Parid Cara, në të drejtën e tij për të ndalur ndarjen territoriale në dhurata e qoka, të dëmshme për interesat e komunitetit. Asnjë nuk ka marrë mendim as për zonën time elektorale, meqë ra fjala,”- shton Ndreu. ar.sh/Oranews.tv
(Në foto: Postimi i Parid Carës dhe komenti i Pjerin Ndreut në Facebook)
(Në foto: Postimi i Pjerin Ndreut në Facebook)