Kryeministri hap zyrë pune edhe në Fier, Rama: Do zhdukim punësimin nga tregu i zi
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si të suksesshme zyrat e punësimit që po funksionojnë në të gjithë vendin. I pranishëm në inagurimin e zyrës së punes ne Fier Rama tha se janë punësuar rreth 9 mijë person. Ai vuri theksin tek zhdukja e punës në të zezë, sipas të cilit i kthehet dinjiteti njerëzve që punojnë.Për kreun e ekzekutivit, ka një gamë të gjerë te punësuarish nga keto zyra duke arritur në mbi 43 mijë punonjës më shumë.“Janë dera e hapur për të gjithë ata që kërkojnë një punë, që duan punë dhe nuk duan pension për të ndenjur në kafe me një rrogë shteti. Ne kemi arritur të kemi në librin e kontributeve të Republikës së Shqipërisë 43 mijë e 795 punonjës më shumë. Janë vende të reja pune, janë edhe vende pune të formalizuara. Ne do të vazhdojmë me formalizmimin e punës, ashtu sikurse do vazhdojmë me hapjen e vendeve të reja të punës”, tha ai.Duke u ndalur në kërkesat e tregut të punës kreu i Ekzekutivit tha se janë 3500 njerëz të drejtuar në qendrat e formimit profesional për t'ju ofruar mundesinë e punësimit, një kërkesë në rritje për punëkërkuesit jo vetëm nga personat me aftësi të kufizuar por edhe ata qe kanë mbaruar arsimin e lartë.“Ne kemi arritur të trefishojmë numrin e punëkërkuesve që kërkojnë informacion, ta ndryshojmë përbërjen e punëkërkuesve dhe të kemi një gamë punëkërkuesish që shkon nga personat me aftësi të kufizuar deri tek ata me shkollë të lartë, duke kaluar perms atyre që kanë dije drejtpërdrjtë nga tregu i punës. Ne po i japim dinjitet njerëzve që jetojnë me punë, duke luftuar përditë punën e zezë dhe skllavërinë që ishte kthyer në status në Shqipërinë e gjithë viteve të fundit”, tha ai.