Pollo tërheq akuzat: Ndjesë Ramës dhe Ndokës, fajin e ka PD në Lezhë
Deputeti i PD, Genc Pollo dy ditë pas denoncimeve për deputetin e PS, Arben Ndoka është tërhequr nga akuzat duke i kërkuar falje Ramës dhe Ndokës dhe duke fajësuar PD në qarkun e Lezhës.Në një postim në rrejtin social Facebook deputeti Pollo ka thënë se shefat e PD në Lezhë kanë bërë gabim dhe janë fajtor që kanë emëruar nëndrejtor deputetin aktual të PS, Arben Ndoka.Pollo u është përgjigjur komenteve të qytetarëvë që i kanë bërë me dije kreut të Komisionit të Medias se deputeti Ndoka që goditi demokratin Strazimiri në Kuvend, ka qenë nëndrejtori i Inspektoriatit Kombëtar Lezhë. Por në përgjigjen e tij Pollo thotë se ky emërim ka ndodhur për faj të selisë blu në Lezhë dhe për ketë ai i ka kërkuar ndjesë publike deputetit Ndoka dhe Kryeministrit Rama.“Më thonë se ky ishte nëndrejtor në Lezhë me ju! Ok, jo deputet ama! Por gabim/faj për shefat e PD, e Ndokës atëhere ndjesë nga unë, Rama/ Ndoka”, shkruan Pollo në Fb.Dy ditë më parë deputeti i PD, Genc Pollo akuzoi kryeministrin Rama se ka futur në Parlament kriminelë, duke u dhënë mandat deputeti. Sipas Pollos sulmi ndaj Gent Strazimirit u dirigjua me SMS nga Rama.