Lezhë, jetimi që zgjedh lypjen për të mos vjedhur: Shteti na diskriminon
Jetimi që endet rrugëve të Lezhës, i përbuzur nga shteti dhe shoqëria në kërkim të lëmoshës. Me një kuti në dorë ku fut të hollat, pa përkrahje dhe familje, Tomorr Sholla nga Elbasani, banues prej dy vitesh në Lezhë, ka zgjedhur të lyp, për të mos vjedhur.“Unë jam vet burrë, vet grua, nuk kam nga ia mbaj. Vëtëm të vjedh dhe të bëj poshtërsisa”, tha aiI riu i është drejtuar disa herë bashkisë, institucionit të prefektit, zyrës së shërbimit social, por pa mundur të gjejë mbështjetje.Tomorri i ngrys netët ku të mundë, ndërsa kërkon që të marrë fund diskriminimi që ai ndjen kur shkel në dyert e shtetit, ku edhe roja tek dera e përzë.“Nuk kemi gjetur mbështjetje, se unë dal e lyp, kam shkuar te prefekti dhe te zyra e shërbimit social këtu në Lezhë dhe s’kemi marrë anjsë përgjigje, na përzenë policat te dera. Nëse kam zgjedhur këtë metodë e kamë bërë se nuk dua të marrë rrugë të keqe. Na përbuzin të gjithë, a ka dallim race, dallim komuniteti”, tha ai.Tomorri është ana e dukshme e këtyre pamjeve, por histori të tilla ka shumë në Lezhë dhe kudo në Shqipëri.Lypja nuk ndodh në periferi, por në qendër të qytetit, aty ku parakalojnë drejtuesit largpamës, që flasin për sensibilizime të qytetarëve, dhe punësim, por që vet nuk i ngjasojnë aspak asaj që reklamojnë publikisht.