Sarandë, arrestohet 45-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Sarandë-Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Izet Ademi, 45 vjeç, pasi akuzohet për dhunë në familje.Sipas policisë 45-vjeçari, banues në fshatin Shëndëlli për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.Arrestimi i Ademit u bë nga Sektori i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë së Sarandës.Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.