Brenda 2014 rivlerësimi i i mjekëve. Ka mjekë profesionistë me zero kredite. Vendet e tyre shpallen vakante
Procesi i riçertifikimit të mjekëve nisur në 2010 dhe që mbyllet në fund të këtij viti ka nxjerrë në pah situatën aktuale në sistemin e shëndetësisë.Në spitalet tona ka mjekë të cilët nuk kanë bërë përpjekjen minimale për thellimin e rifreskimit të aftësive të tyre profesionale. Apo përpjekjet kanë qenë aq të vogla sa nuk kanë arritur të marrin kreditet e duhura përcaktuar nga Programi i Ricertifikimit."Ka mjekë profesionistë me zero kredite. Kjo është e papranueshme. Për mjekët që deri në fund të vitit do të rezultojnë me zero kredite masat do të jenë të menjëhershme. Do u pezullohet licenca” deklaroi ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj sot paradite në takimin informues mbi Programin e Riçertifikimit 2010-2014, me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.Gjithashtu mjekët që kanë marrë zero kredite por edhe ata që kanë marrë kredite por jo mjaftueshëm brenda 6 muajsh do të duhet të hyjnë në provimin e shtetit."Ju e dini që sistemi është filluar që nga 2010 por sot konstatojmë që kemi ende profesioniste me zero kredite apo dhe më shumë me numër të pamjaftueshëm kreditesh sipas standardeve." tha ministri Beqaj duke njoftuar edhe konkluzionet e bordit të akreditimit:"Nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë si mjek ata që nuk arrijnë të provojnë të bëjnë përpjekje për rifreskimin e aftësive të tyre aty ku ata punojnë. Për këto mjekë që deri në fund të vitit do të rezultojnë me zero kredite masat do të jenë të menjëhershme. Vendet e tyre të punës do të shpallen vakante. Paralelisht urdhrat profesionalë do e pezullojnë licencën dhe e përfitojnë të drejtën vetëm pas dhënies së provimit të shtetit. Edhe ata që kanë kredite por jo mjaftueshëm brenda 6 muajsh do të duhet të hyjnë në provimin e shtetit. Nëse pas 6 muajsh nuk e kanë marrë provimin e shtetit vendi i punës del vakant dhe u pezullohet licenca."Mjekët të mos shantazhojnëNumri një i shëndetësisë nënvizoi se mungesa e edukimit të vazhdueshëm janë shkaktarë dhe të rasteve kur pacientët humbin jetën. Prandaj i tërhoqi vëmendjen sidomos mjekëve në qytete të vogla të mos shantazhojë pasi më mirë një shërbim të mos ofrohet në disa zona se të ofrohet pa cilësinë e duhur."Raste të ndryshme shqetësimesh që janë evidentuar edhe me pasoja nën kujdesin shëndetësor, nganjëherë edhe me fatalitet, vijnë edhe nga mungesa e edukimit të vazhdueshëm. Mos mendojë ndonjë mjek që është i vetëm dhe të mund të na shantazhojë, unë do vazhdoj të jem këtu. Në jemi të vetëdijshëm që kemi boshllëqe në trupin mjekësor, po më mirë të vetëdijshëm për një shërbim më pak në një institucion, sesa një shërbim që na rrezikon në cilësinë."Spitalet të marrin masa për të rritur profesionalizmin e mjekëveNumri një i shëndetësisë i kërkoi spitaleve të marrin masa duke i ofruar mbështetje mjekëve për të zhvilluar dhe përforcuar profesionalizmin e tyre."Që të mund të funksionojë siç duhet është e domosdoshme që seicili aktor të marrë rolin e vet, ne si ministri, urdhrat, institucionet shendetësore, por përgjegjësia kryesore i mbetet qendrave shëndetësore. Spitalet duhet të bëjnë kujdes, duhet të përcaktojnë fondet për trajnim, minimalisht fonde për të siguruar qendrimin e mjekëve kur ata aktivitetin e bëjnë jashtë. Ne besojme se ka eksperienca ku aktivitetet që kryeni akreditohen nga qendra dhe pastaj për të rritur numrin e krediteve. Këto që thashë janë pjesë e një udhëzimi të posacëm që ka filluar të shpërndahet. Keni për detyre që me marrjen e urdhrit të hartoni një program punë, fillimisht afatshkurtër. Është shumë e rëndësishem që të na gjejë fundi i vitit me sa më pak boshllëqe." nënvizoi më tej Beqaj.Në gusht fillon trjanimi i mjekëve dhe infermierëve të sistemit parësorNdërsa zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj ka informuar së në muajin gusht do të fillojë trajnimi për mjekët dhe infermierë që janë në shërbimin shëndetësor parësor. Sipas tij ky lloj trajnimi do t’i japë mundësi edhe atyre që kanë pak kredite që të rrisin kreditet deri në fund të vitit.“Brenda muajit gusht do të fillojmë trajnimin në shkallë të gjerë për mjekët dhe infermjerët që janë në shërbimin shëndëtësor parësor. Deri tani është pregatitur manuali që është miratuar nga Ministri i Shëndetësisë, janë pregatitur edhe materialet trajnuese. Fillon trajnimi i trajnerëve nga sot dhe deri në fund të korrikut. Do të japim mundësinë edhe atyre që kanë pak kredite t’i shtojnë kreditet deri në fund të vitit. Kërkohet një angazhim maksimal. Do të keni një urdhër nga ministri, do të ketë në çdo qark trjanerët që do të bëjnë të mudnur këtë trajnim. Trajnimi do të zgjasë 1 javë dhe pjesa teorike do të bëhet nëpërmjet sistemit të telemedicinës që e kemi të instaluar në qëndrat siptalore rajonale. Brenda javës do të keni edhe urdhrin e ministrit“, deklaroi Rjepaj.(Video: Ja fjala e plotë e Ministrit Beqaj)