Ndoka kundër PD-së : Bojkoti, vendim i nxituar, i pakonsultuar. Po dëmton opozitën

Tiranë - Partia Demokristine, ka adresuar kritika në drejtim të aletatit të saj  kryesore Partisë Demokratike.  Kryetari Nard Ndoka, ka theksuar se Partia Demokratike është e paqartë në të bërit opozitë, ndërkohë që e cilësoi të nxituar vendimin për të bojkotuar Parlamentin.  Sipas tij mungesa e  demokratike në kuvend gjatë kësaj periudhe, po i lë rrugën e hapur mazhorancës për të miratuar reforma dhe ligje mjaft të rëndësishme për vendin në mënyre të njëanshme.“Unë nuk e kuptoj se si do të jetë opozita jashtë këtij institucioni, kur ka debate të rëndësishme, kur ka nisma të cilat janë marrë në mënyrë të njëanshme nga ana e kësaj mazhorance. Pra, kemi nisma për reformën territoriale, ku opozita duhet të jetë në parlament për të thënë fjalën e saj, për të thënë alternativën e vet, duke u përpjekur që të editojnë ato rregulla loje apo edhe për ta bllokuar atë aventurë në mënyrë të njëanshme.Ka një nismë akoma më të rëndësishme për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka protesta të grupeve të ndryshme të interesit të cilat protestojnë dhe opozita është i vetmi institucion që e përcjell shqetësimin e tyre në mënyrë institucionale në kuvendin e Shqipërisë” -  deklaroi Ndoka.Teksa thekson demosdoshmerinë e pjesmarrjes së opozitës  në reformën adminitrstivo-territoriale,  Ndoka, është mjaft  kritik për qëndrimin e  deritanishëm  të Partisë Demokratike  mbi  këtë reformë.Për fatin e keq edhe vetë Partia Demokratike ka qënë e paqartë, nuk është evendosur në qëndrimet e veta politike. Partia Demokratike duhet të shprehet qartë, së pari është shprehur se është për një reformë tërritoriale dhe do të paraqesë një variant se si e gjykon Partia Demokratike këtë reform, se dyti nëse vendimi i kësaj mazhorance do të jepet që ta kalojë në mënyrë të njëanshme, i cili do të jetë qendrimi demokratik i opozitës, do të njohë këtë reformë, do të futet në zgjedhje, do ti drejtohet gjykatës kushtetuese. Pra, ka disa mundësi dhe disa vendimarrje opozita të cilat i diskuton, por jo me anë të një vendimarrje”- tha kryetari i Partisë Demokristiane.Nard Ndoka, kujdeset të thotë se Partia Demokristiane ka integritet dhe nuk  bëhet patericë artificiale as për mazhorancën dhe as per Partinë Demokratike.