Si të përfitosh fonde nga donatorët? Eksperienca e organizatës RIAS

Të përfitosh fonde nga donatorët e huaj për të organizuar një projekt që vjen në ndihmë komunitetit ku jeton nuk është e lehtë.Shumë fonde caktohen nga ndërkombëtarët për Shqipërinë, dhe mund të vihen në dispozicion të organizatave, shoqatave civile por shumë pak arrihen të shfrytëzohen, kjo sepse shqiptarët nuk dinë të bëjnë projekte, ose nuk kanë shumë njohuri mbi këto fonde dhe fushat ku duhet aplikuar.Maqedonia arrin të shfrytëzojë fondet e caktuara për të deri në masën 100 % ndërsa Shqipëria shumë pak. Por ka dhe nga ata të rinj që ia dalin më së miri jo vetëm të hartojnë projekte që i vijnë në ndihmë shoqërisë por dhe të bindin donatorët. Organizata RIAS ia ka dalë. E përbërë nga një grup të rijsh ata kanë organizuar një Ëorkshop “Mbrojtja e dialekteve të gjuhës shqipe në kushtet e globalizimit”.Pjesëtarët e organizatës Arlind Cara dhe Aspasiana Gërxhalliu rrëfyen për “Mëngjes Express” eksperiencën e tyre, si arritën të fitojnë fondin dhe punën për të promovuar sa më shumë dialektet e shqipes që deri tani janë lënë në harresë.“UNESCO-ja prej vitit 2003 futi në fondin e trashëgimisë kulturore dialektet dhe minoretet linguistike si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale. UNESKO vendosi si ligj që detyron të gjithë vendet anëtare të OKB të kenë një fond për të ruajtur këto dialekte. Nga 200-3 deri në 2013 Shqipëria kishte zero lekë sponsorizim për ruajtjen e dialekteve” tregon Arlind Cara. Aktivitetetin e tyre mbështetur nga Ministria e Kulturës ata e kanë organizuar në Tiranë, Korçë dhe Shkodër.