500 viktima në Gaza, OKB kërkon armëpushim

Ka arritur në mbi 500 numri i viktimave palestineze në Rripin e Gazës pas masakrës më të fundit në Sayaya. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga luftimet e vazhdueshme mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, 135 palestinezë kanë humbur jetën, 9 prej tyre pjesëtarë të një familje me 7 fëmijë pas lëshimit të raketës në Rafah, province në jug të Gazës.Kjo e dielë ka qënë edhe dita më e përgjakshme e luftimeve, tashmë në ditën e 14-të. Ndërkaq ushtria izraelite ka vijuar të fitojë terren, duke mësyrë në 2 komanda të hamasit, përmes një tuneli në jug të Izraelit, operacion gjatë të cilit u vranë mbi 10 ushtarë palestinezë.Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin për situatën që nga dita në ditë po rëndohet edhe më shumë, duke bërë edhe një herë apel për ti dhënë fund menjëherë këtij konflikti të përgjakshëm.Përmes një deklarate zyrtare të këshillit, kërkohet që të rikthehet në fuqi marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar në nëntor të 2012-ës, mes Izraelit dhe Palestinës, dy armiq të betuar. Këshilli i sigurimit kërkon ndër të tjera respektimin e të drejtave ndërkombëtare humanitare, përfshirë edhe mbrojtjen e civilëve. Por Izraeli mbetet i vendosur në vazhdimin e operacionit derisa në jug të vendit të rikthehet qetësia, madje ministri i Mbrojtjes Moshe' Yaalon tha se nëse do të jetë e nevojshme, do të thërrasin edhe rezervistë të tjerë, ndërsa tha se mbi Rripin e Gazës përgjatë 2 javëve janë lëshuar mbi 2700 raketa.Ndërkaq vijojnë përpjekjet për t’i dhënë fund këtij konflikti në rrugë diplomatike. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të mbërrijë në Kairo për të zhvilluar takime me zyrtarë të lartë, pasi SHBA-të janë të shqetësuara për rrezikun e përshkallëzimit edhe më tej të situatës dhe numrit të lartë të viktimave në rradhët e civilëve. Sipas Kombeve të bashkuara, mbi 83 mijë persona janë larguar nga Gaza për shkak të luftimeve ndërsa mbi 1300 të tjerë kanë mbetur të plagosur.