Rrëzimi i avionit, Kulla: Ukraina përgjegjëse sa edhe Rusia
Ilir Kulla ekspert i çështjeve të sigurisë u shpreh se ka disa përgjegjës për rrëzimin e avionit Malaysain Airlines, i cili shkaktoi 298 viktima. Ai tha se përgjegjësit kryesor janë jo vetëm Rusia por edhe Ukraina. Por, sipas tij bashkëpërgjegjës janë edhe kontrolluesit e trafikut ajëror, të cilët lejuan fluturimin në një zonë zjarri dhe aeroporti.Në një intervistë për Rtv Ora News, me gazetaren Jonida Shehu, Kulla tha se avioni i goditur ka qenë një objektiv, pasi ai është filmuar gjatë rënies. Por sipas tij, nuk dihet nese është ngatërruar nga filo rusët. Në fjalën e tij ai theksoi se hetimi profesional do arrihet vetëm nëse verifikohet lloji i raketës së përdorur për goditjen e avionit dhe vendi nga ku kjo raketë është ngritur.“Kjo i takon satelitëve për ta bërë dhe do ishte në nder të Rusisë për të mos prishur marrëdhëniet me pjesën t jetër të botës”, shtoi ai.“Ka disa bashkëpërgjegjës në këtë histori, një ndër to është sistemi i sigurisë të Rusisë , për shkak të mos bashkëpunimit me hetuesit ndërkombëtar për këtë çështje. Bashkëpërgjegjës janë edhe kontrolluesit e trafikut ajëror të qeverisë ukrainase që e kanë lejuar që të trafikohet në këtë hapësirë nga mjete që kanë qenë në zjarr muajët e fundit. Qeveria e Ukrainës duhet të kursente këto jetë njerëzish. Ukraina është një zonë në konflikt dhe këto zona shmangen nga kompanitë ajërore dhe fluturohet në rajone të tjera. Si është e mundur që përgjegjësit e sigurisë së kompanisë nuk kanë bërë analiza për trajektoren që kalon sipër Ukrainës duke ditur që jemi në konflikt. Duke patur parasysh si miratohet një plan fluturimi këtu ka përgjegjësi edhe aeroporti nga niset dhe ku mbërrin. Një përgjegjësi të madhe në këtë rast ka Ukraina dhe Rusia. Duhet gjetur dhe kush ka bërë krimin. Për të gjetur këtë, që deri tani duket qartë që ka përfshirje të ashtëquajturve rebel filo rusë, të cilët jan nën ndikimin e rusisë dhe armatimin e aftësinë ushtarake kanë ruse. Si ndodh që një raketë tokë-ajër të godas një avion?Ky avion ka qenë objektiv, atë që ne nuk dimë është nëse e kanë ngatërruar. Duket qartë që është një mjet fluturimi që e kanë filmuar teksa bie. Shumë rrallë ndodh, vetëm kur ka qenë Konkordi në aeroportin ne Parisit, po ai ka qnë afër dhe në nisje. Ka dhe një element tjetër për verifikim që është lloji i raketës, nëse raketa tokë-ajër është ajo që bëhet fjalë, ato janë raketa që lëvizin me motor nxehtësie dhe satelitët e sotëm e kanë të mundur vëzhgimin e atij mjeti fluturimi, sepse dhe raketa është mjet fluturimi. Pas dy minutash aty do kalonin dhe dy avionë të tjerë dhe para 20 minutash ka kaluar avioni i presidentit Putin. Atëherë përgjegjësia bie te ata që kanë autorizuar fluturimin në këtë hapësirë. Në datën 13, 14, 15 , 16 korrik mjetet e fluturimit kanë kaluar në jug, jo pranë kësaj zone. Nëse do ketë investigim profesional, atëherë kjo do japë sinjalet mbi besueshmërinë e sistemeve të sigurisë në botë, në rastin konkret të avionëve që është një nga trasportet më të rendësishëm. Nëse një avion do të ishte kaq e lehtë për tu rrëzuar dhe do të fshiheshin nga mbrapa sebepit të konfliktit, atë të cilët nuk duan të lejojnë një hetim të paanshëm të kësaj çështje, bie në kundërshtim jo vetëm me parimet dhe normat e sigurisë ndërkombëtare por edhe me atë se çfarë ka ndodhur në histori. Si ky rast ka qenë avioni i presidenti polak i cili ra pak më në veri, teksa shkonte në Rusi. Atje u bë një hetim ndërkombëtar që ia hoqi përgjegjësinë rusisë duke ia dhënë pilotëve. Por ka dhe raste të tjera të rrëzimit të avionëve. Por nje problem i madh do jetë edhe për kompaninë sepse u bën dy avionë në 4 muaj, pasi është dhe avionic i zhdukur. Duhet parë me satelitë nga është ngritur raketa që goditi këtë avion dhe do ishte në nder të Rusisë për të mos u prishur me pjesën tjetër të botës. Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë përkeqësuar shumë muajt e fundit. Ky përkësim ka ardhur nga ngjarjet në Ukrainë. Por ka ndodhur dhe një gjë e paprecedentë, me urdhër te shefes Merkel është arrestuar shefi i stacionit të Cias në Berlin, me akuz ën e spinazhit nd ërkomb ëtar dhe ësht ë d ëbuar m ë tej dhe nj ëkoh ësisht ësht ë arresaur nj ë ificer i lart ë si bash ëkuptor i CIas dhe shiste disa infomacione", tha ai.