Sezoni turistik në plazhin e Shëngjinit, vlon jeta e natës, pushuesit duan muzikën tradicionale

Lezhë- Jeta e natës dhe muzika live që përformohet në baret e Shëngjinit po i bën më të bukura pushimet për turistet, që janë me mijëra që i janë drejtuar këtij bregdeti në këtë sezon.Muzika popullore shqiptare vazhdon të jetë më e preferuara dhe më e ndjekura jo vetëm nga turistët vendas por dhe ata të huaj.Kanë ardhur nga qytete të ndryshme shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë por që të gjithë preferencë kanë tradicionalen.Xhiroja në shetitoren e plazhit që mbipopullohet çdo natë, nën shoqërinë e muzikës tradicionale, ka bërë që kjo zonë bregdetare të marrë vëmendje nga mijëra turistë vendas dhe të huaj. Ky është Shëngjini që të ofron shumëcka kërkojnë pushuesit, ndërsa për këdo që kalon pushimet verore në këtë zonë rikthimi duket i pashmangshëm.