Rrëzimi i avionit në Ukrainë, Kerry drejton gishtin nga Putin

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha se gjithnjë e më shumë po shtohen dyshimet se Rusia është e implikuar në rrëzimin e avionit të linjës "Malaysia Airlines" në Ukrainë.Kryediplomati amerikan i bëri sërish thirrje Rusisë që të marrë përsipër përgjegjësinë për aksionet e rebelëve pro-rusë, duke theksuar se mënyra sesi ato janë përballur me këtë ngjarje është groteske, duke vulosur në këtë mënyrë edhe dyshimet se avioni i fluturimit MH17 është rrëzuar pas është qëlluar me raketë, ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi këtë pistë.Kerry tha se ushtria amerikane disponon pamje se muajin e kaluar nga Rusia në Ukrainë kanë mbërritur furnizime me armatime përfshirë këtu edhe një konvoj i gjatë me tanke, raketahedhëse dhe armatime të tjera të rënda. Gjithashtu përgjimet e telefonatave të pak minutave para se avioni të rrëzohej flasin për një trasferim të një sistemi raketash SA-11 drejt rebelëve ndërsa SHBA-të disponojnë pamje të një tanku raketë-hedhës, që ka lëvizur drejt Rusisë pasi avioni është rrëzuar. Ka shumë prova, tha Kerry, që tregojnë se Rusia është përfshirë në këtë ngjarje, që Moska zyrtare i ka siguruar rebelëve këtë system dhe ka trajnuar njerzit e duhur për këtë ngjarje.Kryediplomati kërcënoi gjithashtu Rusinë se do të ndërmarrë të tjera sanskione ndaj saj pas kësaj tragjedie dhe I bëri thirrje edhe liderve europianë të behën bashkë. Edhe kryeministri britanik David Cameron bëri thirrje që Europa dhe perëndimi të ndryshojnë rrënjësisht qëndrimin ndaj Rusisë nëse Putin nuk ndryshon qëndrimin ndaj Ukrainës. Qëndrimet e ndërkombëtarëve vijnë pas dyshimeve se rebelët pro-rusë kanë zhvendosur trupat e viktimave dhe pjesë të avionit pasi ai ësnhtë rrëzuar, për të ngatërruar hetimet dhe për të larguar dyshimet nga vetja.Ndërkaq autoritetet zyrtare janë shprehur se përgjatë të dielës kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat trupat e 196 viktimave të kësaj tragjedie, të cilat i kanë vensosur përkohësisht në frigoriferë të improvizuar të një vagoni treni në Torez, në lindje të UKrainës ndërsa vijojnë kërkimet për trupat e 102 viktimave të tjera.