Dervishi: Në Europë duhet të shkojmë me kostumin shqiptar dhe vlerat ndër shekuj
Sociologu Zyhdi Dervishi duke folur për marrëdhëniet njerëzore të humbura në shoqërinë shqiptare u shpreh se përshtatja me shoqërinë europiane duhej bërë edhe me kostumin shqiptar dhe vlerat e kultivuara ndër shekuj. Ai u shpreh se shoqëria shqiptare ka shkëputur ndjeshmërinë e njerëzve ndaj fatit të individit."Në shoqërinë shqiptare keto vite kanë humbur vlera, por përshtatja e shoqërisë me Europën duhej bërë edhe me kostumin shqiptar, me vlerat e kultivuara ndër shekuj. Vlerat e reja, standartet europiane duhej të integroheshin natyrëshm me këto vlera tona. Ka një shkëputetje nga disa vlera të arrira të shoqërisë sonë. Siç është ndjeshmëria e njerëzve ndaj fatit të individit, kj ndjeshmëri shfaqej dikur në fis, katund, familje. Shoqëria shqiptare përjetoj një periudhë atomizmi të vrullshëm dhe ka aryset e veta, një nga arsyet kryesore është mosmenaxhimi mire i problemeve të privatizimit të problemeve shqiptare. Janë provokuar shumë konflikte mes fisit dhe familjes. Mos zbatimi i rregullave të lojës, në ndarjen e pronës e kanë atomizuar shoqërinë drejt dhunës. Kështu krijohet një lloj ftohtësië. Një arsye e dytë është emigrimi i njerëzve, kjo ka bërë që të ata ftohen", tha ai.Duke vendosur në paralelizëm shoqërinë e sotme me atë komuniste, Dervishi tha se kësaj shoqërie i mungon aksioni dhe veprimi. Pasi sipas tij vendi ynë është shumë i pasur por nuk i menaxhon pasuritë.I ftuar në Rtv Ora News, në “Mëngjes Ekspres” me gazetaren Eva Idrizllari, për ai tha se shoqëria jonë ka përjetuar një lloj atomizmi të vrullshëm. Sipas tij kjo vjen nga mosmenaxhimi i mirë i problemeve të privatizimit të problemeve shqiptare dhe nga emigacioni i shqiptarëve jashtë vendit."Punësimi për mua nuk është i vështirë, ky vend është supër i pasur, por nuk menaxhon pasuritë, ky vend nuk ka asnjë pasuri minerale që nuk pasuron. Këtu nuk mungon nafta, nëss Shqipëria do menaxhonte mirë ujërat e lartësive, të tregëtonte ato ky vend do jetonte me ujërat e lartësive. Ka shumë ujë në Shqipëri të pakontaminuar që mund të çash tregun botëror, por nuk menaxhohet, sepse ne nuk grupohemi për të dhënë efiçensë. Zhvillimet e mëdha nuk janë ndarë më individ, por me grupe me koorporata", tha ai.