Botërori 2014, Shqipëria quhej “Alemania” në Brazil - rrëfim i Kosta Grillos

Nëse do të shkonit në Brazil gjatë kohës kur zhvillohej kampionati botëtor 2014, nuk do ju duhej të çuditeshit nëse në vend të "Albania", nga goja e brazilianëve do të dëgjonit “Alemania”E tregon Kosta Grillo, komentatori i ndeshjes finale të Botërorit Gjermani- Argjentinë më 13 korrik 2014.I dërguar në Brazil për të komentuar ndeshjen për Radio Televizionin Shqiptar, Kosta Grillo rrëfeu për “Mëngjes Express” në Ora News udhëtimin e tij drejt Brazilit, dhe përjetimet përtej asaj çka u pa nga ekrani i vogël.Ishte pak ditë pasi Gjermania kishte mundur Brazilin 7 me 1 dhe brazilianët ndiheshin tepër të pezmatuar për humbjen e thellë.“Zbritëm në aeroport. Atmosfera e botërorit ndihej kudo. Kur na kontrolluan pasaportat, dhe na pyesnin nga ishim ne I thonim Albania, ndërsa ata “Alemania”, tregon duke qeshur gazetari i njohur sportiv.Megjithëse në asnjë moment brazilianët nuk kishin treguar shenja urrejtje, mes tifozerisë braziliane dhe argjentinasve bëhej një “luftë e heshtur”“Kur tifozat argjentinas, donin të ngacmonin brazilianët, tregonin me gishta 7-tën, golat me të cilën Gjermania mundi Brazilin, “ tregon ai.Komentatori i njohur sportiv tregon dhe arsyen pse në pjesën e dytë të ndeshjes komentin e tij e nisi 5 minuta me vonesë.Në bashkëbisedimin me moderatoren Eva Idrizllari, Kosta Grillo rrëfen edhe shumë detaje të tjera emocionuese të udhëtimit të gjatë por dhe të mrekullueshëm në Brazil, atmosferën atje mes tifozerisë gjermane, argjentinës , aty ku për një muaj mbajti sytë e gjithë bota.Intervista u transmetua më 16 korrik 2014.