Lushnje, makina përplas biçikletën, humb jetën 63-vjeçari
Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnje-Pluk. Bashkim Asllanaj 63 vjeç banues në Pluk ishte duke shkuar në banesë dhe udhëtonte me biçikletë.Në momentin që ky i fundit del nga rruga e tokave në drejtim të rrugës automobilistike, përplaset nga një mjet tip Golf i drejtuar nga shtetasi Krenar Kace 32 vjeç edhe ky banues në Pluk.Kace kthehej nga puna dhe shkonte për në shtëpi, por biçiklisti i ka dale para. Ka qenë vetë Kace që e ka marrë dhe e ka transportuar Asllanajn drejt spitalit civil te Lushnjes por bluzat e bardha aty kanë konstatuar vetëm vdekjen e 63 vjeçarit.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e në kuadër të tyre ka ndaluar dhe pyetur drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin për zbardhjen e ngjarjes e cila rezultoi fatale për jetën e 63 vjeçarit Asllanaj.Mesa duket pakujdesia e të dyja paleve, Asllanajt në drejtimin e biçikletes nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe drejtimi i mjetit me shpejtësi nga Kace kanë bërë që të përgjaket dhe të marrë jetë njeriu segmenti rrugor Lushnje-Pluk, vetem tre kilometra larg Lushnjes.